Audioja e shpërndarë në Whatsapp të një vajze, ku vjehrra e motrës së saj ishte mjeke dhe konfirmonte 12 raste me koronavirus në Shqipëri është e pavërtetë ndonëse krijoi panik të madh tek qytetarët paraditen e së dielës.
Sikurse e konfirmoi edhe Ministria e Shëndetësisë, ky është një lajm “fake” e dashakeq, arsyet e së cilës nuk dihen ende.
ALPEnews.al sjell audion e vajzës:
Por ka qenë vetë ajo që me ane të një audio tjetër ka pohuar se e gjitha është fake dhe i kërkon me disa lutje miqve të saj ta fshijnë. Ajo thotë gjithashtu se nesër e kanë thirrur në polici për të dëshmuar.
Ky është rast i pastër dhe “flagrant” se si nuk duhet të besoni gjithçka që qarkullon në rrjet por ti përmbaheni vetëm deklaratave zyrtare të institucioneve. ALPEnews.al