• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PËRGJYSMIMI I PAGAVE PËR 3 MUAJ/ Këta janë krerët e institucioneve të larta që iu përgjigjën thirrjes së Ruçit
Home
Politikë

PËRGJYSMIMI I PAGAVE PËR 3 MUAJ/ Këta janë krerët e institucioneve të larta që iu përgjigjën thirrjes së Ruçit

9 April, 2020 k.autor Breaking News, Politikë

Pas thirrjes së bërë nga kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, drejtuar institucioneve të pavarura të drejtësisë, për përgjysmin e pagës, vjen reagimi i krerëve të disa institucioneve.

Kuvendi bën me dije se kësaj thirrjeje për përgjysmimin e pagës së tyre për një periudhë tremujore, në shenjë solidariteti për përballimin e pasojave të pandemisë COVID-19 i janë përgjigjur BSH, Prokuroria e Përgjithshme, KLSH, anëtarët e KLHGJ, Avokati i Popullit, KLP e shumë të tjerë, që mund t’i lexoni më poshtë:

JA EMRAT QË U PËRGJIGJËN

Më datën 2 prill, Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, iu drejtua me një thirrrje drejtuesve institucioneve të pavarura kushtetuese dhe atyre të krijuara me ligj, për përgjysmimin e pagës së tyre për një periudhë tremujore, në shenjë solidariteti për përballimin e pasojave të pandemisë COVID-19.

Shumica e drejtuesve të këtyre institucioneve iu përgjigjën menjëhere thirrjes dhe kanë marrë masat përkatëse.

Në Bankën e Shqipërisë thirrjes iu përgjigjën, përveç Guvernatorit Gent Sejko, edhe  anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës, administratorët dhe drejtorët e Bankës.

Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela, përvec përgjysmimit të pagës së vet, u bëri thirrje edhe vartësve të tij në Prokurorinë e Përgjithshme dhe prokuroritë e rretheve të bëjnë të njëjtin veprim, si detyrim moral.

Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj, mori vendim për përgjysmimin e pagës deri në fund të vitit 2020.

Thirrjes së Kryetarit të Kuvendit I janë pergjigjur pozitivisht anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor Naureda Llagami, IlirToska, Brikena Ukperaj, Dritan Hallunaj, Erjon Muharremaj  dhe Fatmira Luli. Njëkohësisht KLDGJ u përcolli thirrjen e z. Ruçi të gjithë gjykatave për t’u solidarizuar në mënyrë vullnetare.

Thirrjes së Kryetarit të Kuvendit i janë përgjigjur deri tani edhe Avokatia e Popullit Erinda Ballanca, Këshilli Lartë i Prokurorisë, Inspektori i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe i Konfliktit të Interesit, Shkëlqim Ganaj, Autoriteti i Mediave Audioviozive, Kryetari i Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, Ervin Koçi; Kryetarja e Autoritetit të Konkurrencës Juliana Latifi; Komisionerja për Mbikqyrjen  e Shërbimit Civil, Pranvera Strakosha;  Kryetari i Entit Rregullator të Energjisë Elektrike, Petrit Ahmeti; Kryetari i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, Donald Duraj; Drejtuese e komanduar e Institutit të Statistikave, Elsa Dhuli dhe anëtarja eKomisionit të Prokurimit Publik, Lindita Skeja

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E BUJSHME NGA SPANJA/ Agjenti tregon si e zbuloi Lautaro Martinez, "vulos" të ardhmen e tij
Previous article KORONAVIRUSI/ “Fenomeni” rimbledh Realin e Galaktikëve në Instagram: Batuta, emocione dhe kujtime!

k.autor

Postime të ngjashme

NDARJA NGA JETA E ISH-AMIRIT TË KATARIT/ Reagon Rama: Trishtuese! Trashëgimia e tij do të frymëzojë brezat Politikë

NDARJA NGA JETA E ISH-AMIRIT TË KATARIT/ Reagon Rama: Trishtuese! Trashëgimia e tij do të frymëzojë brezat

PUBLIKOHET FOTO/ U ekzekutua me 25 plumba në Shkodër, ky është 40 vjeçari Aleksandër Koçeku Aktualitet

PUBLIKOHET FOTO/ U ekzekutua me 25 plumba në Shkodër, ky është 40 vjeçari Aleksandër Koçeku

"INVESTITORËT NUK KANË QENËNË DIJENI"/ The Daily Beast: Artur Shehu, dyshohet se ndërtoi perandorinë e pronave në Zvërnec me dokumente të falsifikuara Aktualitet

"INVESTITORËT NUK KANË QENËNË DIJENI"/ The Daily Beast: Artur Shehu, dyshohet se ndërtoi perandorinë e pronave në Zvërnec me dokumente të falsifikuara

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT