• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PERGJIMI DHE AKUZAT NDAJ XHAFAJT/  3 zyrtarët e PD, llogari sot te Krimet e Rënda
Home
Shqipëri

PERGJIMI DHE AKUZAT NDAJ XHAFAJT/ 3 zyrtarët e PD, llogari sot te Krimet e Rënda

17 May, 2018 Ina.Autor Politikë, Shqipëri

Prokuroria e Krimeve të Rënda do të marrë sot në pyetje tre zyrtarët e PD, dy deputetët Enkelejd Alibeaj dhe Ervin Salianji si dhe ekspertin për çështjetl ligjore, Gazmend Bardhi lidhur me përgjimin ambiental të publikuar prej tyre 4 ditë më parë për Agron Xhafajn dhe dhe që ngriti dyshime të mëdha lidhur me autenticitetin e tij.

Tre opozitarët janë thirrur për t’u paraqitur para Prokurorisë së Krimeve në orën 10:30 të ditës së sotme. Ata do pyeten lidhur me publikimin e përgjimit ku nga PD pretendohet se Agron Xhafaj, vëllai i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, bisedon me një trafikant droge për transportimin e një ngarkese me kanabis drejt Italisë i cilësuar si bashkëpunëtori X.

Agron Xhafaj kallëzoi për shpifje të hënën në mbrëmje Alibeajn, Salianjin dhe Bardhin pranë Prokurorisë së Tiranës, duke theksuar se sajuan këtë material në mënyrë të paskrupullt.

Në kallëzimin e bërë në Prokurori, Xhafaj thotë se zëri që dëgjohet në audio nuk është i tij.

Kur kanë kaluar katër ditë nga akuzat e opozitës në adresë të ministrit të Brendshëm, vëllai i tij, Agron Xhafaj iu është dorëzuar dje autoriteteve italiane për t’u përballur me drejtësinë e vendit fqinj lidhur me një vendim të Gjykatës së Kasacionit që e ka dënuar atë me 7.2 vite burg për trafik droge.

Kryeministri Edi Rama, e cilësoi si një manipulim dje materialin e PD-së, duke iu referuar një ekspertize ndërkombëtare për materialin.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Houson “leksion” kampionëve të Golden State, barazon 1-1 serinë e finaleve
Previous article Secili prej jush ka një shprehje që i përshtatet! E zbuloni sipas shenjës tuaj të HOROSKOPIT

Ina.Autor

Postime të ngjashme

"NUK ZGJATET ME DHUNË..."/ Neomalsorja akuza Ramës: Pushtetit i ka mbetur vetëm çizmja dhe prangat, jeni të pafuqishëm të bindni Politikë

"NUK ZGJATET ME DHUNË..."/ Neomalsorja akuza Ramës: Pushtetit i ka mbetur vetëm çizmja dhe prangat, jeni të pafuqishëm të bindni

PD BOJKOTOI SEANCËN/ PS 72 vota pro ndryshimeve në ligjin e SHISH! Ja ligjet e miratuara nga Kuvendi Politikë

PD BOJKOTOI SEANCËN/ PS 72 vota pro ndryshimeve në ligjin e SHISH! Ja ligjet e miratuara nga Kuvendi

"THONJTË E POLITIKËS SË DËSHTIMIT PO DALIN NË PAH"/ Rama: Protesta e bukur ia ka lënë vendin filmit të vjetër… Breaking News

"THONJTË E POLITIKËS SË DËSHTIMIT PO DALIN NË PAH"/ Rama: Protesta e bukur ia ka lënë vendin filmit të vjetër…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT