Krahas përgjimeve të bisedave brenda makinës në përdorim nga Moisi Habilaj, në dosjen e prokurorisë italian në ngarkim të bandës së trafikut ndërkombëtar të drogës janë edhe një sërë mesazhesh telefonike të shkëmbyera mes tyre.
Pjesë e bisedave të rëndësishme janë ato mes Moisi Habiljat dhe të besuarve të tij në Itali dhe ‘Lolos’, vëllait të Moisiut, Florian Habiljat që bënte koordinimi nga Shqipëria.
Përgjim i datës 28.2.2014, mesazh i dërguar në 21:37.
Meridian Sulaj: Bëhuni gati të ikim vëlla
Moisi Habilaj: Dani, nesër të jesh këtu në orën 6
Maridian Sulaj i dërgon SMS Sabaudin Celajt
Maridian Sulaj: më kuptove?
Celaj: E (po)
Sabaudin Celaj i nis SMS Florian Habilajt: U këpute, mos më merr më
Florian Habilaj: Nuk të kuptova
Sabaudin Çelaj: Nuk të marr më se u shtruam në spital vdiqëm
Florian Habilaj: Çar po thua
Në datën 28.2:2014, ora 21.51 Lolo i nis një tjetër mesazh
Florian Habilaj: Ore çar kini
Maridian Sulaj i përgjigjet brenda pak minutash: Sytë tan që të na pëllcasin




