• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PËRGJIMET ME “PULLË TË KUQE”/ Reagon Iva Aliko: S’kam lidhje me prostitucionin që koordinohej nga “‘Zogu”
Home
Aktualitet
Kronikë

PËRGJIMET ME “PULLË TË KUQE”/ Reagon Iva Aliko: S’kam lidhje me prostitucionin që koordinohej nga “‘Zogu”

29 December, 2019 F.autor Aktualitet, Kronikë

Pas publikimit të përgjimeve të bisedave me “pullë të kuqe” të kryera mes “Zogut të Tiranës” Hermes Nikaj dhe disa personazheve të tjerë, ku një ndër ta, në vëzhgimet e policisë e komunikimet telefonike, del dhe modelja, Iva Aliko, kjo e fundit ka reaguar në “Shqiptarja.com” duke mohuar përfshirjen e saj në rrjetin e prostitucionit në Tiranë.

Gjatë një komunikimi me Alikon, modelja pohoi se:”…kam njohje me Hermes Nikajn, dhe kam qenë njeriu që ka qëndruar me të, para se ai të arrestohej nga policia.  Unë dhe Nikaj kemi qenë së bashku në një restorant në zonën e “Don Boskos” dhe më ka kërkuar, që ta çoja në shtëpi, tek blloku i Ambasadave, në rrugën e Durrësit. E kam çuar me makinë, ku pasi ka zbritur është larguar dhe nuk e di se çfarë ka ndodhur me Hermesin më tej. S’kam pasur asnjë dijeni se ku ka shkuar ai...”. Më tej modelja Aliko pohon se në këtë rast është abuzuar nga disa portale në Shqipëri dhe jo vetëm, duke e trajtuar emrin e saj si pjesë e prostitucionit që koordinohej nga Hermes Nikaj.

Më tej modelja, sqaron se mund të ketë qenë në vëzhgim nga policia apo qofte edhe në përgjim telefonik, por kurrë nuk ka qenë pjesë e intrigave apo shfrytëzimit të vajzave për prostitucion.”...nëse do isha unë pjesë e këtyre lojrave, ju siguroj që askush nuk do më kursente mua pa më ndjekur penalisht, qoftë nga prokuroria qoftë nga policia“. Në dosjen e prokurorisë së Tiranës emri i Iva Alikos, përmendet indirekt në disa biseda të përgjuara dhe në disa raporte vëzhgimi të policisë së Tiranës. Në këtë dosje, nuk ka asnjë ndjekje penale për Iva Alikon, pasi nga provat e mbledhura prej prokurorisë së Tiranës, nuk del në asnjë moment që modelja të jetë e implikuar në këtë veprimtari kriminale. /Shqiptarja.com

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FOTOLAJM/ Lewandowski me sfondin e flamurit kuqezi, Bayern falënderon shqiptarët për…
Previous article NISIN FAZËN PËRGATITORE/ Zbulohet miqësorja e parë, Tirana do të përballet në Turqi me klubin...

F.autor

Postime të ngjashme

SIGURIA NË SHKOLLA/ Komisariati i Policisë Nr. 1 në Tiranë takime intensive sensibilizuese me nxënësit dhe mësuesit Aktualitet

SIGURIA NË SHKOLLA/ Komisariati i Policisë Nr. 1 në Tiranë takime intensive sensibilizuese me nxënësit dhe mësuesit

SHQIPËRIA NË KRAH TË FRANCËS PAS SULMEVE KIBERNETIKE/ MEPJ: E dimë mirë këtë kërcënim Aktualitet

SHQIPËRIA NË KRAH TË FRANCËS PAS SULMEVE KIBERNETIKE/ MEPJ: E dimë mirë këtë kërcënim

NDODH NË GREQI/ Kapen 18.8 kg marijuanë në kufi. Në pranga çifti, mes tyre një shqiptar 38-vjeçar Aktualitet

NDODH NË GREQI/ Kapen 18.8 kg marijuanë në kufi. Në pranga çifti, mes tyre një shqiptar 38-vjeçar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT