• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PËRGJIMET/ Mbi 180 gazetarë nën lupën e “Pegasus”, cilët shtetet përdorën programin e spiunazhit
Home
Nderkombetare

PËRGJIMET/ Mbi 180 gazetarë nën lupën e “Pegasus”, cilët shtetet përdorën programin e spiunazhit

23 July, 2021 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Grupet e të drejtave të njeriut dhe ato që mbrojnë të drejtat e medias kanë shprehur indinjatën lidhur me njoftimet se 180 gazetarë në të gjithë botën janë vëzhguar nëpërmjet pajisjesh spiunazhi të nivelit ushtarak, prodhuar nga Izraeli. Krahas gazetarëve, nën përgjim kanë qenë edhe disa udhëheqës botërorë, sikurse Presidenti francez Emmanuel Macron.

Kritikat po shtohen pas publikimit të njoftimeve se kompania private izraelite “NSO Group” i ka shitur pajisjen mbikëqyrëse të quajtur Pegasus, disa qeverive në të gjithë botën. Një pjesë e tyre e kanë përdorur atë për të vënë në shënjestër gazetarë dhe aktivistë të të drejtave të njeriut, madje edhe udhëheqës botërorë, mes tyre Presidentin francez Emmanuel Macron.

Zoti Macron ka bërë thirrje për kryerjen e një hetimi dhe Izraeli njoftoi ngritjen e një grupi pune mbi këtë çështje.

Kompania “NSO Group” thotë se pajisja e spiunazhit ka për qëllim të ndihmojë në kapjen e kriminelëve dhe terroristëve.

Por një hetim ndërkombëtar i nisur nga organizata jofitimprurëse “Forbidden Stories” (Histori të Ndaluara) me bazë në Paris si dhe “Amnesty International”, njohur si “Projekti Pegasus”, zbuloi se pajisja është përdorur gjerësisht nga një grup prej dhjetë vendesh për të vëzhguar gazetarë dhe aktivistë, duke u futur në celularët e tyre dhe madje duke marrë nën kontroll kamerat e telefonave të tyre.

“Arabia Saudite, Azerbajxhani, Meksika, Maroku, të gjitha këto vende njihen mirë për qëndrime kundër gazetarëve, kundër të të drejtave të njeriut. Dhe gazetarët janë nën vëzhgim. Në Meksikë, ne gjetëm numrin e telefonit të një gazetari në listën e atyre që janë vëzhguar, dy muaj më vonë ai u vra. Ne kemi prova gjithashtu se e fejuara e Jamal Khashoggi-t ishte mbikëqyrur me atë lloj pajisjeje menjëherë pas vrasjes së Jamal Khashoggi-t”, thotë Laurent Richard i organizatës jofitimprurëse “Forbidden Stories”.

Në Ruandë një nga gazetarët e shënjestruar punonte për Zërin e Amerikës. Një tjetër gazetare nga Azerbajxhani, Sevinc Vaqifqizi, i tha Zërit të Amerikës se privatësia e saj është shkatërruar.

“Nga sot e tutje, kudo që të jem, dikush është me mua, duke më vëzhguar, duke regjistruar bisedat që bëj, duke hulumtuar të gjejë se ku ndodhem. Kudo që shkoj apo bëj diçka, jam nën kontrollin e dikujt dhe ai mund të shohë dhe të regjistrojë gjithçka rreth meje, qoftë duke fjetur, çuar, duke shkuar në kuzhinë, apo edhe në banjo”, thotë Sevinc Vaqifqizi, Gazetare e Televizionit Meydan.

Një aktivist dhe bloger nga Azerbajxhani, Bakhtiyar Hajiyev, u burgos dhe dhunua fizikisht nga autoritetet e vendit të tij, nën akuzat se kishte shmangur shërbimin ushtarak. Hetimet në kuadër të projektit Pegasus konfirmuan se numri i tij i telefonit ishte në listën e atyre personave të shenjëstruar për vëzhgim. Ai i tha Zërit të Amerikës të mërkurën se merr vazhdimisht kërcënime.

“Nuk mbaj mend një ditë apo javë të vetme që të mos kem marrë kërcënime. Ato janë të formave të ndryshme, sulme kibernetike, fushata shantazhi apo shpifjesh. Dhe pikërisht sot, disa minuta para kësaj interviste, agjencitë e zbatimit të ligjit më informuan dhe më paralajmëruan se nëse nuk ndalem së kritikuari qeverinë e Azerbajxhanit, ata do të fillojnë një fushatë të re shpifjesh kundër meje në mënyrë që të dëmtojnë reputacionin tim”, thotë aktivisti Bakhtiyar Hajiyev.

Në një deklaratë të mërkurën, Agjencia Amerikane për Median Globale, USAGM, shprehu indinjatën rreth njoftimeve se mbi 180 gazetarë, mes tyre disa nga Zëri i Amerikës dhe Radio Evropa e Lirë, dyshohet se kanë qenë shënjestra të spiunazhit të sofistikuar.

Drejtoresha ekzekutive në detyrë e Agjencisë Amerikane për Median Globale Kelu Chao tha se “përgjimi i bisedave private të gazetarëve në çfarëdo lloj forme është një akt i paskrupullt”./VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RRITEN TEMPERATURAT, NË SKAJIN VERIOR PRITET.../ Parashikimi i motit për ditën e sotme
Previous article I DINIT? Pesë tiparet “negative” që personat e shenjës së Luanit ia fshehin të tjerëve

Delo.autor

Postime të ngjashme

SHBA GODET RRJETIN KINEZ: Vunë në shënjestër NASA-n, Senatin dhe institucione të tjera amerikane Botë

SHBA GODET RRJETIN KINEZ: Vunë në shënjestër NASA-n, Senatin dhe institucione të tjera amerikane

I NXEHTI EKSTREM NË GJERMANI/ Vdekje rekord nga vapa ekstreme, rreth 16 mijë viktima Botë

I NXEHTI EKSTREM NË GJERMANI/ Vdekje rekord nga vapa ekstreme, rreth 16 mijë viktima

"DUAM FUNDIN E LUFTËS NË UKRAINË"/ Trump: Diçka mund të vijë nga vizita e shefit të CIA-s në Moskë Botë

"DUAM FUNDIN E LUFTËS NË UKRAINË"/ Trump: Diçka mund të vijë nga vizita e shefit të CIA-s në Moskë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT