• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“PËRGJEGJËSIA PERSONALE”/ PS merr vendimin për djalin e Aqif Rakipit, zbardhet fjala e Taulant Ballës
Home
Politikë

“PËRGJEGJËSIA PERSONALE”/ PS merr vendimin për djalin e Aqif Rakipit, zbardhet fjala e Taulant Ballës

19 April, 2022 s.autor Breaking News, Politikë

Teksa sot pritej që të mbahej një qëndrim nga grupi parlamentar i PS-së për deputetin Orlando Rakipi, pasi babai i tij, ish-deputeti i PDIU, Aqif Rakipi u fut në listën e zezë të SHBA-ve, kjo gjë nuk ka ndodhur. Deputeti i ri në moshë, Rakipi nuk u përjashtua nga grupi, madje ai dorëzoi edhe zarfin me 3 emrat që propozonte për president.

Burime për BË siguruan edhe fjalën e kreut të grupit të socialistëve, Taulant Balla gjatë fjalës së tij para deputeteve dhe në prani të kryeministrit Edi Rama. Balla tha se i respektojnë vendimet e SHBA.

“Nëse ka diçka që ne si familje politike dallohemi nga te tjerët eshte se kurre nuk kemi përdorur standarde te dyfishta. Qëndrimi yne eshte i njëjtë gjithmonë dhe ne i respektojmë vendimet e Shtetet e Bashkuara, aleatit tonë strategjik.”, mësohet të jetë shprehur Balla.

Kujtojmë se Ornaldo Rakipi në një prononcim për mediat tha se ishte i gatshëm që të linte mandatin e tij të deputetit, ndërsa këmbëngul për pastërti të figurës së babait të tij.

 

 

ORLANDO RAKIPI: BABAI IM SUPER I PASTËR, S’KA REKORDE KRIMINALE
“Jam dhe me emocione. Kemi lindur ne demokraci, jam pro amerikan dhe babai im po ashtu. Se di ca është ai lloj vendimi. S’na ka ndodhur kurrë ajo gjë. Babai im është super i pastër. Mund ta shihni s’ka asnjë rekord kriminal dhe se çfarë flitet. S’kemi lidhje me atë pjesë, që na thonë kriminel. Ne jemi të pastër, babai im është i pastër. ka ikur nga politika për diçka. Jam i hapur të bëjë gjithçka.”, tha ai.

ARSYETIMI I SHBA PER SANKSIONET
Në arsyetimin e tij Departamenti i Thesarit ka zbuluar arsyet se pse është marrë ky vendim, ndërsa shigjeton me akuza Rakipin.
“Aqif Rakipi (Rakipi) është një ish-deputet famëkeq nga Elbasani, Shqipëri, i cili ka ndikim të dëmshëm dhe destabilizues në proceset politike në Shqipëri. Grupe të shumta të krimit të organizuar (GKO) në Shqipëri kanë ofruar para, dhurata ose premtime për vende pune apo lëshime në këmbim të votave për partinë e tyre të preferuar politike. Rakipi ka qenë prej kohësh i përfshirë në krimin e organizuar dhe është i lidhur ngushtë me një Grup Krimi të Organizuar, brenda të cilit ai ka ushtruar ndikim politik, përfshirë edhe përmes korrupsionit. Për shembull, Rakipi ka përdorur ndikimin e tij politik për të emëruar miqtë e tij në pozicione kyçe publike në Elbasan dhe Tiranë. Rakipi humbi mandatin e tij si deputet i parlamentit të Shqipërisë pasi prokurorët konfirmuan rolin e tij në veprimtari kriminale nën një pseudonim. Ai përcaktohet në bazë të E.O. 14033 sepse ka qenë përgjegjës ose bashkëpunëtor në ose për përfshirje të drejtpërdrejtë ose të tërthortë në korrupsion lidhur me Ballkanin Perëndimor, përfshi korrupsionin nga, në emër të, ose të lidhur me një qeveri në Ballkanin Perëndimor, apo një zyrtar aktual ose të kaluar qeverie, në çfarëdo niveli të qeverisjes në Ballkanin Perëndimor, siç është përvetësimi i pronave publike, shpronësimi i pronave private për përfitime personale ose qëllime politike, apo ryshfete”, thuhet ne raport.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MË E LUMTUR SE KURRË/ Atara mëson të ecë këmba dorës dhe nuk kishte si Orinda mos i ndante këto PAMJE
Previous article "TANGËRLLIKU" KUSHTON/ Lajm i keq për shqiptarët e fiksuar pas makinave në Angli

s.autor

Postime të ngjashme

DEBAT NË KUVEND/ Bido sulmon Shehajn: U kujtuat të reagoni me vonesë Politikë

DEBAT NË KUVEND/ Bido sulmon Shehajn: U kujtuat të reagoni me vonesë

"S'KE TURP?" Përplasje e ashpër në Kuvend mes Shehajt dhe nënkryetares Klodiana Spahiu Politikë

"S'KE TURP?" Përplasje e ashpër në Kuvend mes Shehajt dhe nënkryetares Klodiana Spahiu

INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Ministri i Mjedisit reagon për deklaratën e BE-së, ja çfarë kërkojnë Politikë

INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Ministri i Mjedisit reagon për deklaratën e BE-së, ja çfarë kërkojnë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT