• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PËRGJAKJA E AUTOBUSIT “TIRANË-ATHINË”/ Si u VRA polici, grabitësit kishin blerë…
Home
Aktualitet
Kronikë

PËRGJAKJA E AUTOBUSIT “TIRANË-ATHINË”/ Si u VRA polici, grabitësit kishin blerë…

5 July, 2019 Lubjana.autor Aktualitet, Kronikë

Vendimi i Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut vuri në lëvizje gjykatat shqiptare për të pranuar rigjykimin e Gazmir Karemanit, i dënuar për vrasjen e një polici në vitin 1998.

Por si ndodhi ngjarja? Sipas vendimit të dënimit, Gjykata thotë se Bledar Boraj, Fitim Zeqaj, Eduart Jorgji dhe Gazmir Karemani, të cilët janë bashkëfshatarë dhe punonin në Greqi, në vendin e quajtur Karupi (Athinë), pas disa bisedash kanë rënë dakord të vjedhin me anë të armëve pasagjerët e autobusit të linjës Tiranë-Athinë.

Për këtë, ata kanë përgatitur në mënyrë të hollësishme planin si dhe kanë siguruar dhe mjetet, si armë, maska, thikë, çanta për vendosjen e tyre. Gjithashtu, ata kanë ndarë mes tyre dhe rolet. Në datën 5 dhjetor 1998, ata pasi kishin prerë biletat janë nisur me automjetin në të cilin do të realizonin veprën e tyre kriminale.

Në autobusin ku udhëtonin të gjykuarit, në qytetin e Tepelenës ka hipur polici i Komisariatit të Tepelenës, viktima Kastriot Çiçi, i cili ka qëndruar në vendin e parë me qëllim shoqërimin e tij (autobusit), për shkak të shmangies së ndonjë sulmi të mundshëm nga banditë që vepronin në atë kohë, në mënyrë të veçantë mbi pasagjerët e autobusëve të linjave që vinin nga Greqia.

Duke qenë pengesë serioze për realizimin e qëllimit të tyre kriminal prania e viktimës, të gjykuarit kanë marrë masa për shmangien e saj. Duke e konsideruar si vendin më të përshtatshëm për fillimin e kryerjes se veprës penale, vendin e quajtur Povel, të gjykuarit janë ngritur, kanë nxjerrë armët dhe janë maskuar. I gjykuari Gazmir ka qëlluar fillimisht mbi xhamin e parë të autobusit me armë për të krijuar ndjenjën e frikës te të gjithë të pranishmit.

Këtë veprim i gjykuari Gazmir e ka kryer kur së bashku me të gjykuarin tjetër ishin pranë vendit ku qëndronte i ulur polici Kastriot Çiçi, madje i gjykuari Bledar i ka vënë atij (policit) armën te koka dhe në kohën kur ky ka lëvizur, i gjykuari Gazmir e ka qëlluar me armën që kishte ky i fundit, “shotgun”.

Nga kjo goditje viktima është rrëzuar. Shoferi nga të gjykuarit është urdhëruar të vazhdojë udhëtimin, ndërkohë dy të gjykuarit e tjerë, Fitim e Eduarti, duke pasur përkatësisht pushkë dhe thikë në dorë kanë filluar t’u merrnin paratë dhe sendet me vlerë pasagjerëve.

Nga aktet e ndodhura ne dosje rezulton se të gjykuarit për kryerjen e veprës penale të vjedhjes së pasagjerëve të autobusit të linjës Athinë-Tiranë kanë siguruar dhe armë për secilin prej tyre, që i kanë vënë edhe në përdorim, në funksion të rolit të përcaktuar më parë. Kështu, i gjykuari Gazmir, pasi në kohën që i gjykuari Bledar i ka pas vënë armën në kokë viktimës, në kohën që ky i fundit ka lëvizur, e ka qëlluar atë duke i shkaktuar vdekjen.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E BUJSHME/ Griezmann, Atletico Madrid trondit Barcelonën! (FOTO)
Previous article ZJARRI NË ISHULLIN GREK/ Ja përhapja e frikshme e flakëve (PAMJET)

Lubjana.autor

Postime të ngjashme

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri Aktualitet

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë Aktualitet

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT