• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PËRGJAKEN RRUGËT E SHQIPËRISË/ Tre viktima dhe disa të plagosur në aksidente
Home
Breaking News

PËRGJAKEN RRUGËT E SHQIPËRISË/ Tre viktima dhe disa të plagosur në aksidente

19 May, 2022 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Rrugët e Shqipërisë janë përgjakur mëngjesin e kësaj të enjteje. Policia njoftoi fillimisht, se një aksident i rëndë ndodhi në aksin rrugor Milot-Mamurras. Në një taksi udhëtonin 5 persona, shoferi dhe 4 pasagjerë, mes të cilëve edhe 2 fëmijë. Si pasojë e humbjes së kontrollit të mjetit, humbi jetën 56-vjeçarja Prena Gjetani. Të plagosur mbetën shoferi 40-vjeçar, pasagjerja 30-vjeçare dhe 2 fëmijë. Të gjithë ata janë dërguar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

“Si pasojë, ka ndërruar jetë shtetasja P.Gj. 56 vjeçe, e cila ishte pasagjere, si dhe janë lënduar drejtuesi i mjetit me 3 pasagjerët e tjerë, shtetasen A.Gj. 30 vjeçe dhe 2 fëmijë, që ndodhen në spital nën kujdes mjekësor”, thuhej në njoftimin e policisë.

Më pas, do të njoftohej një tjetër aksident i rëndë. Një makinë tip “Benz” që drejtohej nga një 25-vjeçar doli nga rruga dhe ra në një greminë, rreth 100 metra poshtë rrugës. Për pasojë do të ndërronte jetë shoferi. Ndërkohë, pasagjeri që udhëtonte me të, një 19-vjeçar, do të mbetej në gjendje të rëndë dhe është dërguar në spitalin e Tiranës për ndihmë më të specializuar. Aksidenti tragjik ndodhi në Rrugën e Kombit në afërsi të fshatit Kolsh.

“Nga shërbimet e Policisë dhe të Zjarrfikëses është bërë e mundur nxjerrja e trupit të pajetë të shtetasit A. Rr. ndërsa shtetasi Xh. L., është dërguar në spitalin e Tiranës, në gjendje të rëndë shëndetësore. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit”, njoftoi policia për këtë rast.

Rasti i tretë tragjik i përket Fierit. Një 43-vjeçar u aksidentua për vdekje me traktorin e tij teksa po punonte tokat në fshatin Baçovë. Burime policore thanë se Eduart Metushin e zuri poshtë traktori duke i marrë jetën në vend.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PRESIDENTI I RI/ Alibeaj njofton mbledhje të Grupit Parlamentar për të diskutuar
Previous article SOT MBLEDHJA E GRUPIT TË PD/ Deputeti i Rithemelimit thirrje kolegëve: Mos u bëni shtojcë e Ramës për ‘Presidentin’

s.autor

Postime të ngjashme

"DIÇKA ËSHTË KALBUR NË SHTETIN SHQIPTAR"/ Me flamuj dhe pankarta, shqiptarët e presin Ramën me protesta në Frankfurt Aktualitet

"DIÇKA ËSHTË KALBUR NË SHTETIN SHQIPTAR"/ Me flamuj dhe pankarta, shqiptarët e presin Ramën me protesta në Frankfurt

AKSIDENT NË AKSIN RRUGOR LEVAN-VLORË/ Makina përplas 74-vjeçarin, i moshuari dërgohet në spital Aktualitet

AKSIDENT NË AKSIN RRUGOR LEVAN-VLORË/ Makina përplas 74-vjeçarin, i moshuari dërgohet në spital

PËRPLASJE TE KRYEMINISTRIA/ Protestuesit tentojnë të bllokojnë mjetin e policisë pas shoqërimit të dy aktivistëve Aktualitet

PËRPLASJE TE KRYEMINISTRIA/ Protestuesit tentojnë të bllokojnë mjetin e policisë pas shoqërimit të dy aktivistëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT