Ditën e djeshme ambasadorja Yuri Kim është takuar me përfaqësues të OSHEE, të cilët i ka përgëzuar për përmirësimin e performancës dhe shërbimit për klientët në Shkodër.
OSHEE po zgjeron përpjekjet për të krijuar një sektor më të fortë të energjisë në të gjithë Shqipërinë.
“Dje Ambasadorja Kim përgëzoi OSHEE për përmirësimin e performancës dhe shërbimit për klientët në Shkodër. Me mbështetjen e USAID/Albania, ndërmarrja po zgjeron këto përpjekje në të gjithë vendin për të krijuar një sektor më të fortë të energjisë për të gjithë në Shqipëri”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane.


