• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PËRGËNJESHTRON BERISHËN/ Tom Doshi: O mashtrues, jam në mes të Tiranës! Kreu i PD fshin menjëherë postimin
Home
Politikë

PËRGËNJESHTRON BERISHËN/ Tom Doshi: O mashtrues, jam në mes të Tiranës! Kreu i PD fshin menjëherë postimin

24 October, 2025 s.autor Politikë

Kreu i PSD, Tom Doshi ka përgënjeshtruar Sali Berishën, pas një postimi të tij ku pretendonte se Doshi ishte arratisur. Në një postim të publikuar ditën e sotme në Facebook, Berisha shkroi se SPAK ka lëshuar urdhërarrest për Tom Doshin dhe se që prej pasdites së djeshme ai ishte arratisur nga vendi ynë. Kreu i PD, pretendonte se Doshi u urdhërua nga Rama që t’ia mbathte në drejtim të padiur.

“Miq, gosipi i qytetit gumëzhiti mbrëmë anë e kënd e qoshe-qoshe të Tiranës se Tom Doshi u arrestua, se Tom Doshit i kanë prerë urdhër-arrestin skapistët e partisë dhe se Tom Doshi ishte diku larg apo te Rrapi e Treshit dhe sot në mëngjes do paraqitej burrërisht në SKAP për tu burgosur.

Sot në mëngjes gosipin e mori era dhe bashkë me të edhe urdhër-arrestin për Doshin, aleatin besnik të Ramaduros. Toma, që pardje ishte në Skap dhe dje u largua në drejtim të paditur, mbasi u urdhërua që t’ia mbathi. Rroftë drejtësia e Partisë së Krimit”, shkroi Berisha.

Por, gati 1 orë pas këtyre akuzave të lëshuara publikisht nga Berisha, ishte vetë Tom Doshi që e përgënjeshtroi duke publikuar një foto teksa pinte kafe në mes të Tiranës mes miqve. Ndërsa e quan Berishën mashtrues, Doshi thotë se ka 20 vite që shpif ndaj tij.

“O Sali mashtruesi! Për 20 vjet ke shpif kundër meje. Nuk jam largu, jam këtu, në mes te Tiranes duke e pi kafen mes miqsh e jo mes paranojash. Nuk frikësohem se nuk e kam vjedhur popullin si ti”, shkruan Doshi.

I menjëhershëm ishte edhe reagimi i Berishës, i cili pasi doli blof, zgjodhi të fshijë postimin. Ndërsa në një deklaratë nga selia blu përgënjeshtroi veten duke thënë se për Doshin nuk ka urdhërarrest dhe as nuk është arratisur, por e quajti një gënjeshtër që sipas tij është hapur nga SPAK.

“Toma nuk është arratisur dhe s’ka as mandat arresti, por kjo është një gënjeshtër që është hapur nga qendra kombëtare e shpifjeve”, tha Berisha.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "I ËSHTË PRERË URDHËR-ARRESTI"/ Berisha sqaron postimin për Tom Doshin: Lajmin e përhapën…
Previous article AKSIDENT I RËNDË NË INDI/ Autobusi merr flakë pas përplasjes, ndërrojnë jetën 25 persona

s.autor

Postime të ngjashme

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron Politikë

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron

"TË NJËJTËT INVESTITORË JANË EDHE NË ZVËRNEC"/ Rama nxjerr shembullin nga Katari: Budallallëku nuk do ta mbajë peng Shqipërinë Breaking News

"TË NJËJTËT INVESTITORË JANË EDHE NË ZVËRNEC"/ Rama nxjerr shembullin nga Katari: Budallallëku nuk do ta mbajë peng Shqipërinë

QYTETARËT KËRKOJNË DORËHEQJEN E RAMËS/ Gonxhja për protestat: Duhet reflektim i thellë nga çdokush Politikë

QYTETARËT KËRKOJNË DORËHEQJEN E RAMËS/ Gonxhja për protestat: Duhet reflektim i thellë nga çdokush

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT