• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PËRGATITJET PËR EMERGJENCAT SHTETËRORE/ OBSH- Shqipërisë: Zbatoni rregulloren e re
Home
Aktualitet
Kronikë

PËRGATITJET PËR EMERGJENCAT SHTETËRORE/ OBSH- Shqipërisë: Zbatoni rregulloren e re

18 December, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

A është e përgatitur sot Shqipëria për të përballuar një emergjencë të re shëndetësore?

Të gjitha vendet anëtare të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) janë të shqetësuara për mungesat që shfaqen gjatë përballimit të pandemisë, por të qenët i përgatitur për një kërcenim të ri shëndetësor është domosdoshmëri.

OBSH-ja thekson se të gjitha vendet anëtare duhet të zbatojnë rregulloren e re ndërkombëtare të shëndetit në kuadër të emergjencave dhe vendi ynë është i dyti në rajon që po e ndërmerr këtë hap për t’u pajisur me instrumentet e duhura.

“Realisht çdo vend, përfshirë Shqipëria, kemi aftësinë e duhur për t’iu përgjigjur emergjencave që priten në të ardhmen. Vendi ka kaluar mes zjarrit të tërmetit, mes zjarrit të pandemisë dhe emergjencave të tjera. Sigurisht nga këto vështirësi forcohesh. Është e rëndësishme që ato të evidentohen në mënyrë skematike, të shikohen në hollësi dhe të vlerësohet çfarë mund të bëhet më shumë dhe më mirë,” u shpreh Gazmend Bejtja, përfaqësues i zyrës së OBSH-së në Tiranë.

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik (ISHP), Eugena Tomini, tha se çdo institucion ka përgjegjësinë për të identifikuar nevojat që ka sistemi ynë shëndetësor në përgjigje të situatave emergjente të shëndetit publik, ndaj për këtë duhet dokumentim dhe përgatitje serioze.

“Detektimi, vlerësimi, parapërgatitja, parandalimi dhe reagimi në kohë sigurisht në kuadër të gjithë bashkëveprimit dhe veprimeve që ne kryejmë në të gjitha institucionet, është një arritje e dytë që Shqipëria po kryen mbas vitit 2016 në vlerësimin e jashtëm të përbashkët me ekspertët ndërkombëtarë,” deklaroi znj. Tomini.

Rezultatet e vlerësimit do të shërbejnë për përgatitjen e Planit Kombëtar të Veprimit për Sigurinë Shëndetësore, duke mundësuar angazhimin e donatorëve aktualë dhe potencialë për zbatimin e tij

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "JEMI RREGULLATORËT SE SA SHPEJT HYNI NË BE"/ Athina vendos kushte: Shqipërinë e mbështesim vetëm nëse…
Previous article PROJEKSIONET PËR BALLKANIN PERËNDIMOR/ Banka Botërore parashikon përshpejtim të mëtejshëm në 2025

s.autor

Postime të ngjashme

POLICIA MEGAOPERACION NË PALASË/ Rrethohet vila, arrestohet i shumëkërkuari për inceneratorin e Tiranës Aktualitet

POLICIA MEGAOPERACION NË PALASË/ Rrethohet vila, arrestohet i shumëkërkuari për inceneratorin e Tiranës

TË TJERA DETAJE/ E ndoqi rrugëve me kallashnikov dhe e vrau në një pallat në Korçë. Autori dhe viktima shokë, ishin rritur bashkë Aktualitet

TË TJERA DETAJE/ E ndoqi rrugëve me kallashnikov dhe e vrau në një pallat në Korçë. Autori dhe viktima shokë, ishin rritur bashkë

VRASJA NË KORÇË/ Policia identifikon autorin, ngrihen postblloqe, sekuestrohen kamerat e sigurisë Aktualitet

VRASJA NË KORÇË/ Policia identifikon autorin, ngrihen postblloqe, sekuestrohen kamerat e sigurisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT