• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PËRGATITJET E FUSHATËS/ PD kërkon “TRADHTARËT”: Punuan kundër, të mos lejohen të votojnë në parti
Home
Politikë

PËRGATITJET E FUSHATËS/ PD kërkon “TRADHTARËT”: Punuan kundër, të mos lejohen të votojnë në parti

27 September, 2018 Isa.Autor Politikë

9 muaj para zgjedhjeve lokale partia më e madhe në opozitë ka nisur përgatitjet për betejën elektorale. Kryetari i Partisë Demokratike ka urdhëruar nisjen e zgjedhjeve në nivelin bazik të partisë, seksione dhe grup seksione.

 Në udhëzimin e krye-demokratit bie në sy porosia për identifikimin e personave që mund të konsiderohen si “tradhtarë”, pasi nuk kanë punuar për partinë, por kundërshtarin politik.

Udhëzimi i ndan anëtarët e rinj në tre kategori, në aktiv jo aktiv dhe jo prezentë: “Në kategorinë e fundit, anëtarë jo prezentë, janë futur edhe ata anëtarë që kanë kaluar apo kanë punuar në formacione të tjera politike kundërshtare. Si rregull, këta persona nuk duhet të lejohen të votojnë.” – udhëzimi i kreut të PD.

Krahas të ashtuquajturve “tradhtarë”, Lulzim Basha kërkon edhe evidentimin e personave më të aftë, të cilët janë te gatshëm të marrin përsipër sfidën elektorale dhe ta drejtojnë Partinë Demokratike drejt fitores. Situata politike dhe aksioni opozitar, përballë një mazhorance, të cilën demokratët e akuzojnë si të kriminalizuar dhe korruptuar, ishte arsyeja se pse demokratët shtynë për në vjeshtë zgjedhjet në parti.

Në urdhrin e ri të Lulzim Bashës 30 tetori caktohet si afati i fundit për përmbylljen e procesit në grup-seksione dhe seksionet e partisë, sipas parimit “një anëtar, një votë”. Mbrëmjen e së mërkurës në selinë e PD-së u caktuan edhe drejtuesit e grupeve të punës për secilin qark.

Edi Paloka do të kryesojë punën në Kukës. Flamur Noka caktohet drejtues i grupit të punës ne Shkodër, Oerd Bylykbashit i besohet puna në Durrës, ndërsa Fatbardh Kadillit ne Vlorë, Arben Ibro në Lezhë dhe Edmond Spaho në Elbasan, ndërsa Kreshnik Çollaku shkon me Dibër dhe Arben Ristani në Korçë.

Në Tiranë puna është më e madhe ndaj u caktuan 15 deputetë për të përgatitur zgjedhjet. Sipas udhëzimit grupet e punës në çdo grupseksion do të nisin procesin e konsultimit dhe marrjen e propozimeve të anëtarësisë mbi kandidaturat për kryetar dege, si dhe për këshilltaret bashkiak dhe kryebashkiak.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BETEJA PËR AUDIENCË TELEVIZIVE/ Klea Huta "kokë më kokë" me Eni Çobanin
Previous article TRONDITËSE/ Shqiptari përdhunon dhe lë shtatzënë të bijën minorene me aftësi të kufizuara në Greqi

Isa.Autor

Postime të ngjashme

AKUZA QEVERISË PËR ZJARRET/ Berisha: Vendi i rrezikuar, Rama dhe ministrat rreziten e luajnë kumar Politikë

AKUZA QEVERISË PËR ZJARRET/ Berisha: Vendi i rrezikuar, Rama dhe ministrat rreziten e luajnë kumar

“NË SELENICË KEMI EDHE UJË TË KRIPUR NË MAL”/ Rama ironizon kryebashkiakun “rebel” të PS: Faleminderit për informacionin… Politikë

“NË SELENICË KEMI EDHE UJË TË KRIPUR NË MAL”/ Rama ironizon kryebashkiakun “rebel” të PS: Faleminderit për informacionin…

"ËSHTË REFORMË PËR VENDIN, JO PËR..."/ Rama me kryebashkiakët e PS: Qytetet do ofrojnë shërbime njësoj si sot Breaking News

"ËSHTË REFORMË PËR VENDIN, JO PËR..."/ Rama me kryebashkiakët e PS: Qytetet do ofrojnë shërbime njësoj si sot

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT