Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka bërë me dije se ka nisur përgatitja e pakove ushqimore që do të jetë për familjet në nevojë.
Xhaçka shprehet se fokusi i Ministrisë së Mbrojtjes janë pensionistët, kryefamiljarët dhe familjet në nevojë ndërkohë që ka një bashkëpunim me Bashkitë, Rezervat e Shtetit apo Emergjencat Civile.
Po ashtu ministrja thotë se shpërndarja e pakove do të bëhet nga Komanda Mbështëse dhe Bashkitë.