• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“PËRGATITËM…”/ Ministri i Brendshëm serb: Kosova formon ushtrinë më 28 nëntor
Home
Rajon

“PËRGATITËM…”/ Ministri i Brendshëm serb: Kosova formon ushtrinë më 28 nëntor

17 November, 2018 F.autor Rajon

Ministri i Brendshëm serb Nebojsha Stefanoviç është shprehur se ka një mundësi që Kosova të njoftojë formimin e Ushtrisë më 28 nëntor duke shënuar Ditën e Flamurit Kombëtar.

Duke komentuar mbi këtë mundësi, Stefanoviq, për RTS tha se kjo do të ishte sipas tij në kundërshtim me të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare dhe ai pret që NATO e BE të reagojnë si garantues të këtyre marrëveshjeve.

Siç është shprehur ai, Kosova po punon që kjo të jetë data e shpalljes së ushtrisë, edhe pse sipas tij kjo është në kundërshtim me të marrëveshjet ndërkombëtare të Kosovës, Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe me garancitë e NATO-s.

“Nuk ka mbështetje nga serbët për këtë,” tha Stefanoviç, duke shtuar se vetëm mundësia e një vendimi të tillë provokon shqetësimin e madh të serbëve në Kosovë.

“Ministria jonë e Mbrojtjes, e Brendshme dhe të gjitha shërbimet analizuan informacionet që kemi dhe përgatitën disa skenare të mundshme që mund të ndodhin dhe natyrisht përgjigjet e Serbisë, por ne dëshirojmë të flasim seriozisht me partnerët që janë dhe ishin garant – NATO dhe BE – se diçka e tillë nuk mund të ndodhë”-tha Stefanoviç.

Ai gjithashtu tha se në takimin e djeshëm të Byrosë për Koordinimin e Shërbimeve të Sigurisë të shërbimit serb u dhanë disa detyra, duke pasur parasysh edhe formimin e Ushtrisë së Kosovës dhe Asamblenë e Përgjithshme të Interpolit, agjenda e së cilës do të jetë kërkesa për pranimin e Kosovës, të cilën Serbia e kundërshton.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HISTORIA E TRISHTË E GRUAS ME KANCER NË GJI/ Nuk lejoi t'i rrënohej jeta seksuale
Previous article PO RAPORTONTE LIVE/ Tifozët skocezë surprizojnë gazetarin duke e PUTHUR NË BUZË... (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

SYTË NGA HAGA/ Nesër shpallet vendimi për ish-krerëve të UÇK-së, çfarë pritet të ndodhë Rajon

SYTË NGA HAGA/ Nesër shpallet vendimi për ish-krerëve të UÇK-së, çfarë pritet të ndodhë

KOSOVA BËHET ME QEVERI TË RE/ Kurti zgjidhet kryeministër për herë të katërt, por sa do zgjasë Rajon

KOSOVA BËHET ME QEVERI TË RE/ Kurti zgjidhet kryeministër për herë të katërt, por sa do zgjasë

"RESPEKTONI GJYKATËN"/ Shasivari për vendimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Ademi shpërthen: Palo-ministër Rajon

"RESPEKTONI GJYKATËN"/ Shasivari për vendimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Ademi shpërthen: Palo-ministër

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT