Ka përfunduar takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, në Bruksel.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se në takimin në Bruksel ka pasur “provokime” nga ana e Kosovës.
Ai ka thënë se nuk janë përdorur fyerje në takim, por “përgjigje të rrepta”. “Ai erdhi duke mos u pajtuar për asgjë. Erdhi e më pyeti se kur do ta njohim Kosovën. I kam thënë kurrë. Ka shpërthyer”, ka thënë Vuçiç pas takimit.
Sipas mediave është venodsur për të vazhduar dialogun në fudnin e muajit korrik.