• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PËRFUNDON SOT ORA POLICIORE/ Pritet që Komiteti i Teknik i Ekspertëve të vendosë masa të reja kufizuese
Home
Sociale

PËRFUNDON SOT ORA POLICIORE/ Pritet që Komiteti i Teknik i Ekspertëve të vendosë masa të reja kufizuese

2 December, 2020 s.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Ditën e sotme (2 dhjetor) përfundon kufizimi i lëvizjes dhe mbyllja e bareve dhe restoranteve nga ora 22:00-06:00 vendosur nga Komitetit Teknik i Ekspertëve tre javë më parë.

Masat hynë në fuqi më datë 11 nëntor ndërsa Komiteti njoftoi se do të zgjasin deri në tre javë dhe se do të rishikoheshin çdo javë në varësi të situatës dhe dinamikës së ngjarjeve.

Pritet që Komiteti Teknik i Ekspertëve të japin një vendim të ri lidhur me masat kufizuese nëse do të vijojnë apo do të jenë të reja.

“Kufizimi i lëvizjes nga ora 22:00 – 06:00 në të gjithë vendin, me përjashtim të lëvizjes për motive pune, emergjença shëndetësore apo nevoja të domosdoshme. Ndalohen aktivitetet e bareve – restoranteve nga ora 22:00 – 06:00 (përveç shërbimit delivery). Smart-working për administratën publike (sipas speçifikës së sektorit) në zbatim të protokolleve të sigurisë. Përjashtim bëjne strukurat ofruese të shërbimeve duke zbatuar protokollet e sigurisë. Këto masa do të hyjnë në fuqi ditën e mërkurë në 11 Nëntor dhe do të zgjasin deri në 3 javë. Masat do të rishikohen çdo javë në varësi të situatës dhe dinamikës së ngjarjeve” – tha Mira Rakacolli më 10 nëntor.

Komiteti gjithashtu rekomandoi për administratën publike punën nga shtëpia ndërsa së fundmi u ndaluan grumbullimet me më tepër se 10 persona si dhe u vendosim për mësim të alternuar në shkolla. Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi ndalimin e mbledhjeve partiake dhe tubimet.

Në emër të Komitetit Teknik i Ekspertëve, drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico tha se ndalohen konferencat, ceremonitë e festave dhe ceremonitë martesore. Ndërsa për ceremonitë mortore lejohet vetëm familja. Këto masa mbesin në fuqi deri në një urdhër të dytë.

Kreu i qeverisë Edi Rama deklaroi ditën e djeshme se nuk janë diskutuar masa të reja shtrënguese para festave të fundvitit megjithatë theksoi se nuk përjashtohet një mundësi e tillë në varësi të pandemisë së COVID-19

Shifrat e infektimeve dhe viktimave me COVID-19 vijojnë të mbeten të larta në vendin tonë, ku gjatë 24 orëve të fundit u shënuan 832 raste pozitive dhe 12 viktima.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HOROSKOPI 2 DHJETOR/ Do të keni një ditë pozitive në lidhje me dashurinë, ja çfarë thonë yjet për ju
Previous article TEMPERATURA TË ULËTA GJATË MËNGJESIT, VRANËSIRA.../ Parashikimi i motit për sot

s.autor

Postime të ngjashme

RËNDOHET SITUATA NË PUKË/ Digjen disa banesa në fshatin Gojan i madh, nis evakuimi i banorëve Aktualitet

RËNDOHET SITUATA NË PUKË/ Digjen disa banesa në fshatin Gojan i madh, nis evakuimi i banorëve

"S'KA MUSHKË TROJE QË NA LËKUND"/ Rama reagon pas incidentit me himnin në Pustec Breaking News

"S'KA MUSHKË TROJE QË NA LËKUND"/ Rama reagon pas incidentit me himnin në Pustec

E PËSON KEQ/ Pjesë e një grupi kriminal në Itali, arrestohet në Durrës 33-vjeçari Aktualitet

E PËSON KEQ/ Pjesë e një grupi kriminal në Itali, arrestohet në Durrës 33-vjeçari

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT