Ka përfunduar procesi i rinumërimit të votave për qarkun e Durrësit, si pjesë e verifikimeve paszgjedhore nga KAS.
Sipas rezultateve zyrtare, Partia Demokratike ka humbur 18 vota, ndërsa Partia Socialiste ka humbur 5 vota. Ndryshimet janë të vogla dhe nuk ndikojnë në ndarjen e mandateve, por vijnë si pjesë e një procesi transparence dhe kontrolli për mbarëvajtjen e zgjedhjeve.
Gjithashtu ka përfunduar edhe procesi i rinumërimi të kutive të diasporës për qarkun e Durrësit. Nga rinumërimi PD-së i janë shtuar 15 vota PS-së 11 vota. Ndërkohë disa prej kandidatëve të listave të hapura, Arjan Ndojës së PD-ASHM i hiqen pas rinumërimit 88 vota që nuk i takonin, ndërsa Aulon Kalasë i shtohen 11 vota.
Por 11 votat e shtuara Kalaja nuk i merr dot mandatin e deputetit Arjan Ndojës për PD-në në qarkun Durrës. Po ashtu Arkend Balla, i hiqen 63 vota dhe nuk ndikon në mandatin tashmë të fituar prej tij në Kuvend, Sakaq, edhe Erjon Xhilit i janë shtuar 37 vota.