Pas gati katër vite e gjysmë prej nisjes së punimeve, ka përfunduar ndërtimi i gazsjellësit Trans Adriatic Pipeline (TAP).
Një nga investimet më të rëndësishme që përfshin edhe vendin tonë tashmë është gati të sjellë gaz natyror nga fusha gjigante e Shah Deniz II në Detin Kaspik.
Ndërkohë ka ardhur edhe reagimi i ambasadores amerikane Yuri Kim, e cila shprehet se tashmë Shqipëria është pjesë integrale e arkitekturës së larmishme rajonale të energjisdë.
“Strategjikisht kjo është e rëndësishme.. TAP do të transportojë gaz natyror nga Deti Kaspik në Evropë përmes Greqisë dhe Shqipërisë, duke e bërë Shqipërinë një pjesë integrale të arkitekturës së larmishme rajonale të energjisë. Diversifikimi i energjisë = zgjedhje = siguri = pavarësi”, shkruan ambasadorja Kim.


