Festivali Mbarëkombëtar i Aktrimit “Apollon” pas 7 netësh ka ndarë çmimet për aktorët që kanë interpretuar. Drama “7 Minuta”, me regji të Driada Dervishit, pati një kast prej 11 aktoresh, mes të cilave emra të njohur të skenës shqiptare si Yllka Mujo, Luiza Xhuvani, Zamira Kita, Olta Daku, Anila Bisha.
Yllka Mujo fitoi çmimin aktorja më e mirë Protagoniste dhe Myzafer Zifla mori çmimin Aktori më i mirë Protagonist aktorit në rolin e Dr. Frojdit.
Një çmim tjetër që u dha për herë të parë në këtë festival ishte edhe ai për aktoren dhe aktorin debutues, të cilat i morën aktorët e rinj: Flobenza Bezati dhe aktori kosovar Çlirim Shabani
Për herë të parë në këtë festival janë dhënë 4 çmime IN MEMORIAM për aktorë të shquar fierakë të ndarë nga jeta; Dhimitër Jano, Fatos Sela, Muhamet Sherri dhe Hajrie Rondo.


