• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
PËRFUNDON NDËRTIMI I HIDROCENTRALIT TË MOGLICËS/ Rritet prodhimi i energjisë me 17%
Home
Ekonomi

PËRFUNDON NDËRTIMI I HIDROCENTRALIT TË MOGLICËS/ Rritet prodhimi i energjisë me 17%

7 January, 2020 k.autor Ekonomi

Ka përfunduar ndërtimi i hidrocentralit të Moglicës, që është edhe hidrocentrali i dytë që ndërtohet në rrjedhën e lumit të Devollit. Prodhimi vjetor në hidrocentralin e Moglicës do të arrijë 475 milionë kilovatorë. Duke llogaritur edhe HEC-in e Banjës, që ka përfunduar dhe vënë në punë nga kompania norvegjeze Stakraft, dy HEC-et e Devollit parashikohet që së bashku do të prodhojnë 729 milionë kilovatorë në vit, duke mundësuar rritjen e prodhimit të energjisë në Shqipëri me 17%.

Vlera totale e investimit të Statkraft-it për këto dy hidrocentrale arrin në mbi 535 milionë euro. Ish ministri i Energjetikës Damian Gjiknuri shkruan në një postiom në Facebook se “përfundimi i ndërtimit të HEC Moglicës, në kuadër të projektit të Statkraft për Kaskadën e Devollit, është një lajm shumë i mirë për sektorin elektro-energjetik në Shqipëri. Pas mbushjes së rezervuarit, do të bëhet i mundur fillimi i prodhimit të energjisë“, shton ai.

Gjiknuri shton më tej “Krenar që jo vetëm garantuam kushtet optimale për mbarëvajtjen e këtij investimi por dhe, përmes amendimit të kontratës, shmangëm izolimin e banorëve duke bashkëfinancuar me kompaninë koncesionare ndërtimin e rrugëve zëvendësuese që lidhin fshatrat me akset nacionale. Gjithashtu, u garantua strehimi i të gjithë banorëve të prekur nga projekti në Moglicë dhe Banjë”. HEC Moglicë është hidrocentrali më i madh në kuadër të Projektit Hidroenergjetik të Devollit që u zhvillua në zonën e bashkive Maliq, Korçë dhe Gramsh, përkatësisht në Qarkun e Korçës dhe të Elbasanit.

Zbatimi i aktiviteteve të ndërtimit filloi në vitin 2015. HEC Moglicë shfrytëzon një lartësi prej rreth 300 metra ndërmjet lartësive 650 dhe 350 metra mbi nivelin e detit. Ajo përbëhet nga diga me bërthamë asfalti dhe mbushje me material vendi me një lartësi prej rreth 167 metra e lartë, e cila do është një nga më të lartat në botë të llojit të vetë. Rezervuari ka një vëllim total prej rreth 400 milion m³ dhe një sipërfaqe prej rreth 7.2 km². Centrali i Moglicës e merr ujin nëpërmjet një tuneli rreth 10.7 Km të gjatë nga rezervuari i Moglicës. HEC Moglicë përdor dy njësi të mëdha turbinash Francis.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “FUTBOLLIST AMATOR”/ Ish-trajneri i Napolit sulmon Hysajn: Bën gabime elementare, diçka e tillë nuk ndodh...
Previous article INVESTIME TË REJA NË INFRASTRUKTURËN E BARJAM CURRIT/ Nis faza e dytë e punimeve në unazën e qytetit

k.autor

Postime të ngjashme

ELEKTRIFIKIMI I HEKURUDHËS-TIRANË-DURRËS-RINAS/ Miratohet marrëveshja e kredisë, Muçaj: 50% e kostove janë grant nga BE Ekonomi

ELEKTRIFIKIMI I HEKURUDHËS-TIRANË-DURRËS-RINAS/ Miratohet marrëveshja e kredisë, Muçaj: 50% e kostove janë grant nga BE

TIRANË-PRISHTINË/ Marrëveshje për tregun e punës. Ja kush përfiton Ekonomi

TIRANË-PRISHTINË/ Marrëveshje për tregun e punës. Ja kush përfiton

SHPALLEN FITUESIT E GRANT 2026/ Ibrahimaj: 16.5 milionë euro për startup-et Ekonomi

SHPALLEN FITUESIT E GRANT 2026/ Ibrahimaj: 16.5 milionë euro për startup-et

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT