Përfundon mbledhja e Bashës me krerët e degëve. Basha u kërkoi krerëve angaxhim maksimal në protestë të hënën.
“Narkoqeveria merr në dorë prokurorinë në thyerje dhe dhunim të Kushtetutës, në asgjësim total të Reformës në Drejtësi. Ky është një akt i paprecedentë që ka pasoja. Nuk ka patur ndonjëherë në këto 27 vjet akt të tillë haptas antikushtetues. Kushtetuta është i vetmi dokument që ndan paqen nga lufta, diktaturën nga demokracia.
……
Siç ishte paralajmëruar Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike do të mbaj sot mbledhjen e jashtëzakonshme. Mbledhja ishte paralajmëruar në orën 18:00, por sipas raportimeve të para ajo ka nisur rreth 40 minuta më herët.
Kjo mbledhje e grupit të PD-së do të bëhet pas vendimit të shumicës për të caktuar kryeprokurorin e ri. Shumica të hënën do të votojë për prokurorin e ri të përkohshëm, ndërsa zgjedhja e tij ka shkaktuar debate mes kampeve politike.Pikërisht për këtë opozita ka vendosur që ditën e hënë në orën 09:30 të ngrihet në një protestë në Tiranë. Nismës së PD-së për protesta duket se i janë bashkuar aleatët e saj si dhe Lëvizja Socialiste për Integrim./AlpeNews.al/



