• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PËRFUNDON MARATONA E TIRANËS/ Mbi 5 mijë garues nga 56 vende të ndryshme të botës
Home
Sociale

PËRFUNDON MARATONA E TIRANËS/ Mbi 5 mijë garues nga 56 vende të ndryshme të botës

19 October, 2025 s.autor Aktualitet, Sociale

Prej orës 08:00 të mëngjesit, kryeqyteti është “pushtuar” nga energjia sportive teksa është zhvilluar Maratona e Tiranës 2025.

Ngjarja madhore ka mbledhur rreth 5100 garues nga 56 shtete të ndryshme, duke e kthyer Tiranën në një skenë ndërkombëtare sporti dhe bashkimi

Në kategorinë 42 km për meshkuj dhe femra, fituesit janë të gjithë nga Kenia, duke konfirmuar edhe një herë dominimin afrikan në garat e gjata.

Fitues i kategorisë së burrave u shpall Benard Kiprotich, i ndjekur nga Derick Chegg dhe Shedrack Kiptoo. Dy të parët do të shpërblehen me nga 5 mijë euro secili, ndërsa gjithsej do të ndahen 24 çmime në të katër kategoritë e garës.

Itinerari i maratonës përfshin disa nga zonat më të njohura të Tiranës, si sheshi “Nënë Tereza”, bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Papa Gjon Pali II”, sheshi “Skënderbej”, bulevardi “Zogu i Parë” e “Zogu i Ri”, si dhe rrugët “Durrësit”, “Kavajës”, “Myslym Shyri” dhe “Ibrahim Rugova”.

Për shkak të maratonës, është pezulluar përkohësisht lëvizja e transportit urban në disa segmente kryesore, ndërsa lëvizja për emergjencat mbetet e hapur.

Këtë vit, Maratona e Tiranës zhvillohet në katër kategori:

Maratona e plotë (42 km);

Gjysmë-maratona (21 km);

10 km;

Fun Run & We Too, e dedikuar për familjarë, amatorë dhe persona me aftësi ndryshe.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DINAMIKA/ Vrasja me thikë e 23-vjeçarit shqiptar në Perugia, shpallet në kërkim i riu tunizian
Previous article PAMJET/ Aksident i frikshëm tek Gjirin e Lalëzit, 2 vajza...

s.autor

Postime të ngjashme

ARRATISJE SI NË FILMA/ Po mbante arkivolin e vëllait, shqiptari i burgosur zhduket pa gjurmë Aktualitet

ARRATISJE SI NË FILMA/ Po mbante arkivolin e vëllait, shqiptari i burgosur zhduket pa gjurmë

NDËRTOI PA LEJE/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj Aktualitet

NDËRTOI PA LEJE/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

TË TJERA DETAJE/ Takimet në Aruba të Artur Shehut me trafikantët, si paratë e kokainës u investuan në kulla e resorte Aktualitet

TË TJERA DETAJE/ Takimet në Aruba të Artur Shehut me trafikantët, si paratë e kokainës u investuan në kulla e resorte

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT