• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PËRFUNDON FORUMI I DAVOS-it/ Nuk ka marrëveshje mes pjesëmarrësve, aktivistët rifillojnë protestat
Home
Nderkombetare

PËRFUNDON FORUMI I DAVOS-it/ Nuk ka marrëveshje mes pjesëmarrësve, aktivistët rifillojnë protestat

25 January, 2020 F.autor Botë, Nderkombetare

Ka përfunduar Forumi Ekonomik Botëror në Davos, ku është folur për ndryshimin e klimës dhe masat që duehn marrë për ta ndaluar, por nuk është gjetur gjuha e përbashkët.

Pas një jave diskutim në Forumin Ekonomik Botëror, në të cilin u diskutua se si duhet të trajtohet problemi më i madh që përballet planeti, ndryshimi i klimës, pati një ngjarje të tensionuar mes Sekretarit Amerikan të Thesarit Steven Mnuchin dhe Presidentes së Bankës Europiane Christine Lagarde.

Mnuchin në fillim të kësaj jave vuri në dyshim fjalët e aktivistes Greta Thunberg, duke u shprehur se planifikimi afatgjatë është i otë kur bëhet fjalë për të analizuar dhe përmbajtur ndryshimin e klimës.

Lagarde nuk u pajtua me këtë deklaratë, duke thënë se është vendimtare për të vlerësuar rrezikun që ndryshimi i klimës paraqet në tregjet financiare dhe në ekonomi, kështu që mund të parashikohet , matet dhe të shpresohet të zbutet.

Këto mendime të kundërta nxorën në pah ndarjen e vazhdueshme midis Shteteve të Bashkuara dhe Europës për krizën e klimës, megjithë thirrjet e fuqishme të Princit Charles për veprim radikal.

Greta Thunberg, e cila u mbajt edhe si titullarja e konferencës kishte kërkuar javën e kaluar një fund të menjëhershëm të subvencioneve për lëndë djegëse fosile dhe shmangie të plotë nga burimet e energjisë.

“Sigurisht që ato kërkesa janë injoruar plotësisht, por ne nuk prisnim asgjë më pak, për sa kohë që situata nuk po trajtohet si një krizë, atëherë liderët botërorë dhe të biznesit sigurisht që mund të vazhdojnë të injorojnë situatën”.

Aktivisti Louis Neubauer tha që grupi planifikoi të gjurmonte premtimet e bëra nga folësit dhe t’i mbajë ato para përgjegjësisë.

“Këtu në FEB shohim dhe dëgjojmë shumë fjalë të këndshme dhe shumë fjalime të mëdha, dhe presim që gjatë ditëve të ardhshme, javëve dhe muajve të ardhshëm, secila nga ato të shndërrohet në veprim,” tha Neubauer.

Pas konferencës së tyre për shtyp, Thunberg dhe aktivistët e tjerë  marshuan në protestë poshtë njërës prej rrugëve kryesore të qytetit alpin. Kjo ishte vetëm një shenjë e ngritjes së presionit mbi bizneset dhe drejtuesit e qeverisë për të dhënë rezultate të prekshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HOROSKOPI PËR DITËN E SOTME, 26 JANAR 2020/ Këtë shenjë e presin ndryshime të mëdha
Previous article "TURIZMI I LINDJEVE" NË SHBA/ Çfarë ka kufizuar administrata Trump?

F.autor

Postime të ngjashme

"MARRËVESHJA NUK ËSHTË TREMUJORE"/ Trump: Nuk doja të shihja një katastrofë ekonomike për shkak të luftës Botë

"MARRËVESHJA NUK ËSHTË TREMUJORE"/ Trump: Nuk doja të shihja një katastrofë ekonomike për shkak të luftës

TMERR NË LOS ANGELES/ Makina godet dhe plagos 6 këmbësorë, shoferi arrestohet pas ndjekjes nga policia Botë

TMERR NË LOS ANGELES/ Makina godet dhe plagos 6 këmbësorë, shoferi arrestohet pas ndjekjes nga policia

300 MILIARDË DOLLARË DHE FUNDI I LUFTËS? Zbulohen detajet e marrëveshjes SHBA-Iran Botë

300 MILIARDË DOLLARË DHE FUNDI I LUFTËS? Zbulohen detajet e marrëveshjes SHBA-Iran

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT