• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PËRFUNDON AFATI PËR REGJISTRIM/ Lista Serbe mbetet jashtë zgjedhjeve në Kosovë
Home
Rajon

PËRFUNDON AFATI PËR REGJISTRIM/ Lista Serbe mbetet jashtë zgjedhjeve në Kosovë

22 March, 2023 F.autor Rajon

Tashmë ka kaluar afati që Lista Serbe e drejtuar nga Goran Rakiç të aplikonte për të kandiduar në zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komunat me shumicë serbe. Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi i këtij institucioni, Valmir Elezi.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se është përmbyllur afati për aplikim për certifikim të subjekteve politike dhe kandidatëve që duan të marrin pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar në komunat: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviç dhe në zgjedhjet e parakohshme për kuvendet komunale: Zveçan dhe Leposavië, të cilat do të mbahen më 23 prill 2023”, ka thënë Elezi.

Ai ka treguar se gjatë kësaj periudhe nuk është pranuar asnjë aplikim i ri nga subjektet politike që dëshirojnë të marrin pjesë në këto zgjedhje.

“Gjatë periudhës 14 ditore të aplikimit (09 mars – 22 mars 2023), KQZ-ja nuk ka pranuar ndonjë aplikim nga ndonjë subjekt politik. Njoftim shtesë: Nga 9 deri më 13 mars 2023, subjektet politike dhe kandidatët e certifikuar në nëntor dhe dhjetor të vitit 2022, për pjesëmarrje në zgjedhjet e 18 dhe 25 dhjetorit, kanë konfirmuar certifikimin e mëhershëm dhe të njëjtit nuk kanë pasur nevojë të paraqesin aplikim nga fillimi, me përjashtim të udhëzimeve të dhëna nga Zyra për Regjistrim, Certifikim dhe Kontroll Financiar të Subjekteve Politike”, ka thënë Elezi.

Këto zgjedhje parashihet të mbahen më 23 prill, ndërkohë që ishin shtyrë shkaku i tensioneve në veri në muajin dhjetor të vitit të kaluar.

Katër kryetarët e mëhershëm që ishin pjesë e Listës Serbe kishin dhënë dorëheqje gjatë dorëheqjeve masive të zyrtarëve serbë në katër komunat me shumicë serbe. Sidoqoftë, kishte pasur shumë shpresë se pas marrëveshjes së Ohrit më 18 mars dhe asaj të Brukselit për Propozimin Evropian më 27 shkurt, kjo çështje do të zgjidhej.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAMJET/ 10 femrat më të bukura në botë, sipas mijëra njerëzve
Previous article NËSE JENI KURIOZË T'I DINI/ Një terapiste seksi u përgjigjet publikisht 3 pyetjeve më të shpeshta që i bëjnë!

F.autor

Postime të ngjashme

“GËNJESHTARE PATOLOGJIKE”/ Zveçla i përgjigjet ministres serbe: S’kam qenë fare në Dukagjin gjatë luftës Rajon

“GËNJESHTARE PATOLOGJIKE”/ Zveçla i përgjigjet ministres serbe: S’kam qenë fare në Dukagjin gjatë luftës

DEKLARATA E MINISTRES SERBE PËR SHQIPTARËT/ Marta Kos: E habitshme si vazhdon të jetë në detyrë Rajon

DEKLARATA E MINISTRES SERBE PËR SHQIPTARËT/ Marta Kos: E habitshme si vazhdon të jetë në detyrë

DEKLARATA SHOKUESE E MINISTRES SERBE: Nëse do isha unë në 1998 do e kisha pastruar etnikisht Kosovën Rajon

DEKLARATA SHOKUESE E MINISTRES SERBE: Nëse do isha unë në 1998 do e kisha pastruar etnikisht Kosovën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT