Akrepat e orës kanë kaluar 13:00. Me urdhër të qeverisë, askush nuk do të lejohet të lëvizë në qytet e ndërsa ushtria ka zbarkuar në terren për monitorimin e situatës. Report Tv është pozicionuar në një nga autoblindat e ushtrisë për të përcjellë të gjithë procesin, si do të bëhet kontrolli i një qytetari, teksa referuar edhe deklaratës së kryeministrit Edi Rama, ushtria ka marrë urdhër për të ndërhyrë edhe nëpërmjet forcës për “të pabindurit”.
Ushtria do të qëndrojë në terren nga sot 13:00 deri të hënën në orën 05:00, për të pasur në vëzhgim të gjithë situatën dhe për të vënë në zbatim urdhrin që i ndalon qarkullimin qytetarëve dhe automjeteve përgjatë këtij orari.


