• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PËRFUNDON AFATI 10 DITOR/ Fletorja Zyrtare nuk “njeh” vendimin e Metës për 13 Tetorin
Home
Politikë

PËRFUNDON AFATI 10 DITOR/ Fletorja Zyrtare nuk “njeh” vendimin e Metës për 13 Tetorin

10 July, 2019 F.autor Breaking News, Politikë

Tre ditë para zgjedhjeve lokale të 30 Qershorit, pra në datë 27 Qershor, Presidenti Ilir Meta dekretoi datën 13 Tetor si datën e re të zgjedhjeve në Shqipëri. E ndërsa vendimi për zhdekretimin e 30 Qershorit u botua menjëherë pas firmës së Presidentit, ndryshe ka ndodhur me dekretin e dytë për datën e re. Afati për botimin e dekretit është 10 ditë, por tashmë ka kaluar dhe Qendra e Botimeve Zyrtare nuk e ka zbardhur.

I ftuar në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv, Gert Shella u shpreh se ‘ligjvënësi ka vendosur për botimet zyrtare, por jemi në pikën që qendra e botimeve zyrtare ndryshe nga sa ka bërë deri tani, si me dekretin e parë, nuk e ka botuar dekretin e fundit, edhe pse kanë kaluar 10 ditë’. Tashmë pritet për t’u parë se cila do të jetë lëvizja e radhës e kreut të shtetit. Qendra e Botimeve Zyrtare është institucion në varësi të Ministrisë së Drejtësisë.

QBZ ka si funksion publikimin e akteve normative në fletoren Zyrtare dhe hyrjen e tyre në fuqi pas publikimit. Ajo publikon gjithashtu Buletinin e Njoftimeve Zyrtare, kodet dhe përmbledhjet e legjislacionit në fusha të ndryshme duke mundësuar aksesin e publikut në informacionin ligjor. Për dekretin e parë të anulimit të datës së zgjedhjeve, Presidentit nuk iu bind KQZ-ja dhe Kolegji Zgjedhor e rrëzoi, ndërsa shumica e vendosur zhvilloi zgjedhjet, ndërsa për dekretin e dytë kreut të shtetit nuk i është bindur Qendra e Botimeve Zyrtare.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E BUJSHME NGA ITALIA/ Inter arrin akordin me talentin e Serie A...
Previous article ZBULON MESAZHIN QË I ÇOI BERISHËS/ Kujtim Gjuzi: U vranë 4 persona në shesh më 21 janar dhe...

F.autor

Postime të ngjashme

QYTETARËT KËRKOJNË DORËHEQJEN E RAMËS/ Gonxhja për protestat: Duhet reflektim i thellë nga çdokush Politikë

QYTETARËT KËRKOJNË DORËHEQJEN E RAMËS/ Gonxhja për protestat: Duhet reflektim i thellë nga çdokush

TRONDITET KURBINI/ Krim brenda familjes, vajza vret të ëmën me thikë Aktualitet

TRONDITET KURBINI/ Krim brenda familjes, vajza vret të ëmën me thikë

FOTOLAJM/ 'SAVE NARTA', protesta simbolike në Zvërnec kundër ndërtimit të resortit Aktualitet

FOTOLAJM/ 'SAVE NARTA', protesta simbolike në Zvërnec kundër ndërtimit të resortit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT