• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PËRFUNDOJNË HETIMET PËR TËRMETIN NË DURRËS/ Dosja në gjykatë brenda tetorit! Cilësia e dobët e betonit e hekurit, rëndoi bilancin tragjik me 24 viktima
Home
Aktualitet
Kronikë

PËRFUNDOJNË HETIMET PËR TËRMETIN NË DURRËS/ Dosja në gjykatë brenda tetorit! Cilësia e dobët e betonit e hekurit, rëndoi bilancin tragjik me 24 viktima

10 October, 2020 Delo.autor Aktualitet, Kronikë

Cilësia e dobët e betonit dhe hekurit kanë rënduar bilancin e pasojave të tërmetit të 26 nëntorit në Durrës që tragjikisht i mori jetën 24 personave.

Burime nga prokuroria e Durrësit sqaruan për Report Tv se kanë administruar ekspertizat për cilësinë e betonit dhe hekurit në godinat e dëmtuara, nga ku ka rezultuar se janë nën standardin e kërkuar.

Aktualisht hetimet janë në fazën e fundit dhe pritet që brenda muajit tetor dosja të shkoj në gjykatë me të pandehur biznesmen, ndërtues, inxhinier, konstruktor dhe kolaudator.

Këta shtetas sipas prokurorisë kanë konsumuar element të veprës penale duke certifikuar ndërtime të cilat në realitet kanë qenë jashtë standardit dhe kushteve teknike të ndërtimit.

Nga 17 të arrestuar nga prokuroria e Durrësit dhe 35 të shoqëruar pas tërmetit të 26 nëntorit aktualisht askush s’ndodhet në qeli, pasi drejtësia ka vendosur hetimin e tyre në gjendje të lirë dhe për 4 persona arrest shtëpie.

Tërmeti i 26 nëntorit 2019 shkaktoi mes 24 viktimave në Durrës dhe humbjen e jetës së katër fëmijëve të mitur, dy prej tyre dy vjeç dhe dy 8 vjeçar.

Ky hetim është ndjekur nga një grup prokurorësh në qytetin e Durrësit ndërsa rezultati i cilësisë së dobët të betonit dhe hekurit të përdorur në konstruksion, është arritur nga analizimi i mostrave të marra në çdo objekt ku janë shënuar viktima.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "ME ULJEN E TMPERATURAVE, RREZIKU NGA INFEKTIMI I COVID-19 RRITET"/ Rama paralajmëron: Mendoni për ekonomitë e familjeve tuaja. Nuk kemi më burime financiare
Previous article MASAT ANTI COVID/ Rama: Maska e detyrueshme kudo nga java e ardhshme. Masa ndëshkimore të fatura e dritave

Delo.autor

Postime të ngjashme

VIDEOLAJM/ Policia qëllon me plumba manovër protestuesit Aktualitet

VIDEOLAJM/ Policia qëllon me plumba manovër protestuesit

POLICIA "RRETHON" BULEVARDIN/ Protestuesit shpërndahen në zona të tjera, gazetari: Efektivët me sjellje rrugaçërish Aktualitet

POLICIA "RRETHON" BULEVARDIN/ Protestuesit shpërndahen në zona të tjera, gazetari: Efektivët me sjellje rrugaçërish

NISIN TENSIONET/ Policia hedh gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve. Studentët rezistojnë, nuk tërhiqen Aktualitet

NISIN TENSIONET/ Policia hedh gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve. Studentët rezistojnë, nuk tërhiqen

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT