etaje të reja janë bërë ditën e sotme publike për mediat në lidhje me plagosjen e 14-vjeçarit ditën e djeshme në Korçë.
Mësohet nga burimet se policia ka marrë në pyetje 15 të mitur të moshave 13 deri në 15 vjeç.
Duke qenë se grupi i të përfshirëve ka qenë i madh, ende nuk është përcaktuar përgjegjësia individuale penale për asnjë nga të shoqëruarit.
Nga ana tjetër mësohet se marrja në pyetje e të miturve është bërë nën shoqërinë e prindërve dhe psikologes.
Për veprat penale me pasojë plagosje dhe vrasje, përgjegjësia penale fillon që në moshën 14-vjeç, sipas kodit penal shqiptar.
Mësohet se ngjarja ka nisur fillimisht virtualisht duke u sharë dhe më pas ka përfunduar në konflikt fizik.


