• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PËRFUNDOI MANDATI 7-VJEÇAR/ Bujar Leskaj delegon kompetencat e kryetarit të KLSH-së
Home
Sociale

PËRFUNDOI MANDATI 7-VJEÇAR/ Bujar Leskaj delegon kompetencat e kryetarit të KLSH-së

9 January, 2019 F.autor Aktualitet, Sociale

Kryetari KLSH-së, Bujar Leskaj pas përfundimit të mandatit kushtetues ka deleguar kompetencat e Kryetarit te zv/kryetari Lindita Milo. Kujtojmë që Kuvendi në seancën e fundit të vitit të kaluar rrëzoi propozimin e Presidentit Meta, i cili propozoi për kryetare të KLSH-së Vitore Tushën. Deri në emërimin e kryetarit të ri të KLSH-së, institucioni do të drejtohet nga zv/ kryetarja. Sipas njoftimit të KLSH-së, në datën 8 janar 2019, pas botimit në Fletoren Zyrtare hyri në fuqi vendimi i Kryetarit të KLSH me nr. 244, datë 22.12.2018, sipas të cilit delegohet ushtrimi i detyrës dhe përgjegjësive shtetërore të titullarit të institucionit përgjatë fazës kalimtare e tranzitore nga përfundimi i mandatit kushtetues të Kryetarit të KLSH (datë 23 dhjetor 2018) deri në emërimin nga ana e Kuvendit të Shqipërisë të Kryetarit të ri të KLSH-së, tek Zv/Kryetari i KLSH, Lindita Milo (Lati).

Javën e fundit të dhjetorit në takime të veçanta, Kryetari i KLSH-së, Leskaj informoi për Vendimin e delegimit të kompetencave tek Zv/Kryetari i KLSH, znj. Lindita Milo, Presidentin e Republikës, Kryetarin e Kuvendit, zv/Kryetarin e Kuvendit, Kryetarët e Partive opozitare dhe Kryetarët e Grupeve Parlamentare, si edhe Kryetarin e Komisionit për Ekonominë dhe Financat në Kuvendin e Shqipërisë dhe pas realizimit të takimeve zyrtare, në datën 31 dhjetor 2018 përcolli vendimin tek Qendra e Publikimeve Zyrtare. Vendimi hyri në fuqi me botimin në Fletoren Zyrtare në datën 8 janar 2019.

Lindita Milo (Lati), aktualisht Zv/Kryetare dhe Drejtore e Përgjithshme në Kontrollin e Lartë të Shtetit ka përfunduar studimet universitare në profilin Financë- kontabilitet, mban titullin shkencor “Profesor” si dhe gradën shkencore “Doktor” në Kontabilitet (1996) nga Universiteti i Tiranës dhe Ph.D. në Ekonomiks (2001) nga “Staffordshire University”, Britania e Madhe.

Në vitet 2006-2016, Milo ka qenë Kryetare e Autoritetit Shqiptar të Konkurrencës, që nga viti 1990 e në vijim Lektore pranë Departamentit të Kontabilitet, Fakulteti Ekonomik, Universiteti i Tiranës. Milo në vitet 2004-2010 ka qenë anëtare e Këshillit Kombëtar të Kontabilitetit, Bashkëpunëtore e jashtme e IEKA që në vitet e para të themelimit të profesionit të auditimit të jashtëm. Autore e disa teksteve, monografive, artikujve dhe punimeve të tjera shkencore në fushën e kontabilitetit, konkurencës, auditimit, etj.

Sipas KLSH-së, ky vendim arsyetohet nga korniza e mëposhtme ligjore e rregullatore në vendin tonë, si dhe u referohet praktikave më të mira bashkëkohore të INTOSAI-t që kontribuojnë në konsolidimin e pavarësisë, neutralitetit, paanësisë dhe integritetit të Institucioneve Supreme të Auditimit, sa vijon:

–              neni 162/2,  i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, që përcakton se “Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit “qëndron në detyrë për 7 vjet, më të drejtë rizgjedhjeje”;

–              neni 23, i Ligjit nr. 154/2014, datë 27.11.2014 “Për organizimin dhe funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit”, që përcakton se “Mandati i Kryetarit të KLSH-së mbaron kur: a) mbaron afati shtatëvjeçar i qëndrimit në detyrë”;

–              neni 25, germa “ë”, e Ligjit nr. 154/2014, datë 27.11.2014 “Për organizimin dhe funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit”, mbi kompetencën e Kryetarit “për të përcaktuar strukturën, organikën dhe emërtimin e funksioneve të Kontrollit të Lartë të Shtetit”;

–              Standardet Ndërkombëtare të Auditimit ISSAI të INTOSAI-t, Udhëzuesit e aplikueshëm dhe praktikat më të mira bashkëkohore që i kontribuojnë mbrojtjes së paanshmërisë, objektivitetit, neutralitetit politik dhe besueshmërisë së institucionit suprem të auditimit (ISSAI 30);

–              Ligji nr. 44/2015, datë 30.4.2015 , “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”;

–              neni 4, i Vendimit të Kryetarit të KLSH-së nr. 27, datë 20.04.2018, “Për miratimin e Kodit Etik të Kryetarit dhe drejtuesve të lartë të KLSH”, ku  cilësohet se, “Kryetari i KLSH-së, në ndjeshmëri të lartë dhe përgjegjshmëri maksimale ndaj pasojave të problematikës që paraqitet përpara titullarit të një institucioni kushtetues të pavarur që mund të rikandidojë për pozicionin që mban, problematikë e cila rrezikon të cënojë pavarësinë e institucionit të pavarur kushtetues që ai drejton,e deklaron publikisht për gjatë viteve që ushtron aktiviteti synimin dhe vullnetin e tij për të mos rikandiduar, si dhe, katër muaj përpara datës së mbarimit të afatit të qëndrimit në detyrë, i adreson zyrtarisht Presidentit të Republikës kërkesën për mos rikandidim për t’u rizgjedhur Kryetar i Kontrollit të Lartë të Shtetit”.

Në 2 shtator 2018, Kryetari i KLSH-së, ka informuar Presidentin e Republikës dhe Kryetarin e Kuvendit lidhur me Kodin Etik të Kryetarit. Kryetari i KLSH-së pas njoftimit të Drejtuesve të Lartë të Shtetit, ka informuar të gjithë Drejtuesit dhe Audituesit e KLSH-së për vendimin e marrë me synim garantimin e vijimësisë dhe normalitetin në punën e audituesve e të stafit të KLSH-së, si dhe realizimin e objektivave të përcaktuara përgjatë fazës së përzgjedhjes, nominimit dhe miratimit të kandidaturës së re për pozicionin  kushtetues të Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KUKËSI SI "LOS BLANCOS"/ Veprimi i Shametit me shokë do t’ju mahnisë (video)
Previous article SERIA A/ Njihuni me 20 lojtarët që kanë rritur vlerën e kartonit, ja kush kryeson

F.autor

Postime të ngjashme

"USHTARËT ZËVËNDËSOHEN..."/ Brenda institucioneve, drejtori i Inspektoratit Shtetëror për Belinda Ballukun: Nëse je mikesha e shefes… Aktualitet

"USHTARËT ZËVËNDËSOHEN..."/ Brenda institucioneve, drejtori i Inspektoratit Shtetëror për Belinda Ballukun: Nëse je mikesha e shefes…

ZJARRI PËRFSHIN SIPËRFAQEN ME BIMËSI NË NOVOSELË/ Era favorizon përhapjen e flakëve Aktualitet

ZJARRI PËRFSHIN SIPËRFAQEN ME BIMËSI NË NOVOSELË/ Era favorizon përhapjen e flakëve

SHIFRAT/ Aksidentet rrugore në gusht 2026, ulet numri i ngjarjeve, por rritet me 6,2% bilanci i 8-mujorit Aktualitet

SHIFRAT/ Aksidentet rrugore në gusht 2026, ulet numri i ngjarjeve, por rritet me 6,2% bilanci i 8-mujorit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT