• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
PËRFUDON FESTIVALI I GJIROKASTRËS/ Interpretuan 1200 artistë, 10 mijë spektatorë
Home
Kulturë

PËRFUDON FESTIVALI I GJIROKASTRËS/ Interpretuan 1200 artistë, 10 mijë spektatorë

2 July, 2023 s.autor Kulturë

Festivali Folklorik Kombëtar ngjarja më e rëndësishme e kulturës kombëtare ndër vite u mbyll dje në mbrëmje në Gjirokastër pas 8 ditësh intensive.

Nata finale e Festivalit solli një përmbledhje emocionuese të pjesëve më autentike dhe prurjeve burimore nga të gjitha krahinat. Mbrëmja kulmoi me Ansamblin Shota të Kosovës dhe Ansamblin Kombëtar të Këngëve dhe Valleve të Shqipërisë të cilët për herë të parë erdhën në festival si një trupë e vetme. Vallja e Drenicës, dhe motive traditcionale të valleve të Veriut dhe të Jugut sollën në skenë shumë dinamika. Drejtuesi artistik i Ansamblit Shota tha se festivali është një hap përpara në drejtim të mbrojtjes së trashëgimisë dhe dëshmi se gjithashtu ajo bartet çdo ditë në çdo krahinë nga vetë banorët.

Numri i të rinjve që morën pjesë në festivalin folklorik 2023 ka qenë si asnjëherë më parë. Në disa prej grupeve ata mbanin peshën kryesore dhe ekspertët e trashëgimisë vlerësojnë se përcjellja tek brezat është duke ndodhur. Violeta Beshiri është 15 vjeç dhe një prej solisteve më të reja të grupit të Durrësit. Ajo ushtrohet prej 6 vitesh me andamblin. Grupi i fëmijëve të Vlorës gjithashtu solli në festival disa nga pjesët më autentike të polifonisë së bregut.

Mbrëmja u mbyll pas mesnate me koncertet në pazar të Marsela Çibukaj e më pas të grupit të Flamur Canës. Festivali përgjatë 8 ditëve është ndjekur nga më shumë se 10 mijë vetë ndërsa në skenë debutuan 1200 artistë. Eventi që rikthehej pas 8 vitesh në Gjirokastër ishte një sfidë për shërbimet e akomodimit dhe pritjes dhe provoi se ngjarje të këtyre përmasave meriton të koordinohen më mirë me operatorët turistikë të rajonit dhe ti shërbejnë në një shkallë më të gjerë ekonomisë lokale. /Top Channel/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DETAJET/ Zbulohet ku e fshihte drogën një prej trafikantëve në Elbasan, qesen me kokainë ia la agjentit në qepenin e lokalit
Previous article MBAPPE "ÇMEND" REAL MADRID ME KËRKESËN E TIJ/ Në lojë për yllin francez futet edhe Liverpool

s.autor

Postime të ngjashme

"AVANGARDET"/ Ekspozitë Kolektive në Galerinë “2 Botë” Kulturë

"AVANGARDET"/ Ekspozitë Kolektive në Galerinë “2 Botë”

MESHARI I GJON BUZUKUT/ Të dhëna të reja nga studimi i Vehbi Miftarit Kulturë

MESHARI I GJON BUZUKUT/ Të dhëna të reja nga studimi i Vehbi Miftarit

“DIAMANTI”/ Alfred Peza vjen me romanin e ri: Ambicie, lavdi dhe një botë përtej politikës Kulturë

“DIAMANTI”/ Alfred Peza vjen me romanin e ri: Ambicie, lavdi dhe një botë përtej politikës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT