Një zjarr i fuqishëm është shënuar mbrëmjen e sotme në qyteti ne Vlorës.
Sipas informacioneve zjarri ka rënë në një market, shumë afër bashkisë së këtij qyteti.
Në vend ngjarje kanë mbërritur zjarrfikëset dhe policia.
Nga hetimet paraprake dyshohet se zjarri ka ardhur si pasojë e një shkëndije elektrike.
Njoftimi i policisë
Më datë 02.01.2018, rreth orës 21:10, Salla Operative Vlorë është njoftuar nga një telefonatë se në lagjen ”15 Tetori”, ka rënë zjarr në një magazinë.
Shërbimet e Policisë dhe ato zjarrëfikse kanë shkuar menjëherë pranë vendit të ngjarjes duke bërë të mundur edhe shuarjen e flakëve të zjarrit.
Nga verifikimi paraprak dyshohet se si pasojë e një shkëndije elektrike ka rënë zjarr në magazinën me mallra ushqimorë në pronësi të shtetasit G.Xh..
Prej flakëve të zjarrit ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


