Një magazinë me pajisje elektrike është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në kryeqytet pranë Farmacisë 10 në Tiranë. Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit.
Menjëherë tek magazina kanë shkuar forcat e policisë dhe të zjarrfikëses për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.




