• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PËRFSHIHET EDHE SHQIPËRIA/ Zbardhet rezoluta e PE: Të shqetësuar nga përpjekjet e Rusisë për të destabilizuar Ballkanin Perëndimor
Home
Nderkombetare

PËRFSHIHET EDHE SHQIPËRIA/ Zbardhet rezoluta e PE: Të shqetësuar nga përpjekjet e Rusisë për të destabilizuar Ballkanin Perëndimor

1 March, 2022 s.autor Botë, Breaking News, Nderkombetare, Politikë

Në seancën e jashtëzakonshme të Parlamentit Evropian më 1 mars pritet të miratohet një rezolutë për agresionin e Rusisë në Ukrainë.

Përveç dënimit të sulmit rus dhe shprehjes së mbështetjes për rezistencën ukrainse, Parlamenti Evropian pritet të shprehë edhe shqetësimin për tentimet e Rusisë për të destabilizuar rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Shohim me shqetësim të thellë përpjekjet këmbëngulëse të Federatës Ruse për destabilizimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe ndërhyrjen në proceset e tyre demokratike”, thuhet në tekstin e rezolutës.

Aty dënohen vendet që “kanë shprehur mbështetje për Federatën Ruse për agresionin në Ukrainë dhe mirëpritet mbështetjea e shprehur nga ato vende të Ballkanit Perëndimor të cilat janë aleate euro-atlantike”.

“Fuqishëm shprehim keqardhje për mospërshtatjen e Serbisë me sanksionet e BE-së ndaj Rusisë, gjë që dëmton procesin e anëtarësimit drejt BE-së dhe përsëritet pritja që kandidatët për anëtarësim në BE të përshtaten jo vetëm me ligjet e BE-së, por edhe me politikën e jashtme dhe të sigurisë së bllokut”, thuhet në rezolutën që pritet të votohet në Parlamentin Evropian.

Është paralajmëruar se deputetëve do t’iu drejtohet edhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky përmes video-lidhjes.

Sulmi i Moskës ndaj Ukrainës ka nisur në orët e para të 24 shkurtit.

Presidenti rus, Vladimir Putin ka urdhëruar “operacion special” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Veprimi i Kremlinit ka nxitur zemërim dhe është dënuar në gjithë botën.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët janë përgjigjur me sanksione të ashpra kundër Moskës./REL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KUJT I FRIKËSOHET VLADIMIR PUTIN? Presidenti rus strehon familjarët e tij në një "qytet nëntokës' në Siberi
Previous article REAGON Ukraina: Trupat e Bjellorusisë kanë kaluar kufirin tonë, i janë bashkuar ushtarëve rusë

s.autor

Postime të ngjashme

TRAZIRA NË FRANCË/ 500 shkolla mbyllen, përleshje me policinë dhe dhjetëra të plagosur Botë

TRAZIRA NË FRANCË/ 500 shkolla mbyllen, përleshje me policinë dhe dhjetëra të plagosur

EKSTRADOHET NGA BRAZILI ARTEF LEKA/ I dënuar nga Gjykata e Shkodrës për tentativë abuzimi seksual me të mitur Aktualitet

EKSTRADOHET NGA BRAZILI ARTEF LEKA/ I dënuar nga Gjykata e Shkodrës për tentativë abuzimi seksual me të mitur

PËRMBYTJET NË EVROPË/ Jo vetëm kriza klimatike, ndërtimet dhe infrastruktura e cenueshme rrisin rrezikun Botë

PËRMBYTJET NË EVROPË/ Jo vetëm kriza klimatike, ndërtimet dhe infrastruktura e cenueshme rrisin rrezikun

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT