Olti Curri ka reaguar ashpër ndaj atyre që kanë kritikuar performancën e Shqipërisë në Eurovizion.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, ai thotë se shqiptarët duhet ta shijojnë produktin dhe jo të adresojnë kritika.
Si pjesë e ekipit që RTSH dërgoi në Holandë, Curri shpreh kritikat e tij ndaj komenteve për ekzagjerimin e veshjes apo zhdukjen e motiveve shqiptare në performancë.
“Boll na çatë sumandrën për veshjen e Anxhelës… Ja edhe kjo ka diçka të përafërt dhe është trend. Thjesht nuk shkëlqen si Anxhela…
Se nuk ka aq shalë dhe vokalin e saj. Do gjeni përherë diçka Shijojeni aty se na ka ngritur zemrat peshë dhe boll bëtë vërr-vërr. Më mirë si Byonce sesi nënë Tixhja”, shkruan Curri i cili ishte një nga përfaqësuesit e dërguar nga RTSH. (TemA)



