Mes 135 të liruarve nga burgu i Reçit, këtë të mërkurë është lënë i lirë edhe Fran Frrokaj, ish-kryebashkiaku i Lezhës.
Menjëherë sapo ka lënë ambientet e burgut, Frrokaj uroi të gjithë ata që përfitonin nga amnistia penale.
“Uroj që burgun të mos e provojë askush.” -deklaroi ish-kryebashkiaku Frrokaj pasi la qelinë në burgun e Reçit në Malësinë e Madhe.
Në burgun e Reçit janë 135 të burgosur që përfitojnë nga amnistia.