ELENI FOURIERA është DIVA e njohur si greke por e ardhur nga një familje e pastër shqiptare dhe e lindur në Shqipëri, nga Fieri.
Ajo është një nga artistet që paraqitet çdo vit për të përfaqësuar Greqinë në konkursin e këngës në Eurovizion, pas shfaqjeve të saj të shkëlqyera në MAD Video Music Awards dhe hitet e saj që janë që nga 2009 kur ajo filloi karrierën si soliste.
31-vjeçarja është bërë e njohur në shtetin fqinj në vitin 2007 por duke e vazhduar më vonë karrirën vetëm pasi grupi u shpërbë. Në fillim Eleni ose Entela sipas emrit shqiptare e ka fshehur origjinën e saj dhe duke mos folur kurrë për këtë.
Por në një intervistë për një media greke ajo zbuloi sekretin që ishte shqiptare.
“Unë e kam fshehur faktin që kam lindur në Shqipëri.” –Ka thënë ajo.
” O sa vështirë me pranu me qen shqiptar ndonjëherë! Ata gjykojnë dikë nga orientimi i tij seksual ose etnik dhe jo nga puna që dikush bën. Ishte një tabu.
Nuk e kuptoja atëherë kur isha një vajzë e vogël, sepse ndihesha greke. u shkollova këtu. Kjo është arsyeja pse unë i thashë vetes, asgjë nuk do të më ndalojë të bëj atë që dua.”
Kjo që bëri Eleni në atë intervistë ishte shumë e guximshme dhe jo çdokush mund ta bënte. Ajo edhe mund të përjashtohej nga Eurovizin.
Prej përvojave të mëparshme diskiriminuese, apo dhe paramendimeve vetjake, mos origjina shqiptare do e penalizonte në rrugën e karrierës në Greqi ndaj dhe prej shumë kohësh ka fshehur identitetin e saj shqiptar. Por nuk mund të vazhdonte kështu përgjithmonë.
Këngëtarja sexy vazhdon të korrë sukses në shtetin grek dhe pasi e pranoi hapur origjinën. Eleni Foureira ose ndryshe, Entela Fureraj, e lindur në 7 mars 1987 në qytetin e Fierit, është një ndër këngëtaret më të famshme dhe më të diskutuara në shtetin fqinj.
Edhe përsa i përket jetës së saj personale Eleni ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes. Pas lidhjes shumëvjeçare me futbollistin e kombëtares greke Giorgos Samaras, ajo po përjeton dashurinë në krahët e partnerit të saj të ri, Spiraggelos Likudhis, i cili zotëron linjën e tragetëve Kefalonian Lines. Që prej marsit të 2015-ës, ata ndajnë historinë e tyre nën një strehë, por ende nuk është dëgjuar diçka rreth hapit të rëndësishëm drejt altarit.
Përveç muzikës, ajo njihet edhe si stiliste dhe aktore…
AlpeNews.al