Perëndimi në plazh është një prej momenteve ku të gjithë përqëndrohemi si papritur nën fokusin e diellit që vezullon mbi ujin e kaltërt, dhe që të ofron një panoramë më tepër se çlodhëse për sytë.
I tillë është edhe në Dhërmi ky perëndim i kapur nga fotografitë e turistëve, të cilët në rrjetin social të “Instagram”-it e quajnë si “syri i mbrëmjes që vezullon”.
Por jo vetëm kaq, shumë prej tyre tregojnë se nuk kanë parë asnjëherë një moment kaq magjik.
Një turiste shkruan:
Të shijosh këtë perëndim bashkë me partnerin tënd është gjëja më e bukur që mund të kërkosh në atë çast.
Prandaj ALPENews.al po ju sjell fotografinë e njëjtë që turistes polake i ka bërë përshtypje, dhe tashmë ajo e mban si kujtim.
Ky material është përgatitur nga redaksia e ALPENews.al, për “Summer 2018”.



