Një mbasdite e këtillë në plazhin e Dhërmiut është fjalia më e përshtatshme për këtë panoramë të cilën një turiste nga Rumania ka publikuar në profilin e saj social të “Instagram”-it. Jo vetëm kaq, ajo ka shprehur se e ka shijuar këtë perëndim sëbashku me një apertiv që dukshëm ka qenë kombinim perfekt.
Mëposhtë keni mbishkrimin e turistes:
“Jam kënaqur pamasë përballë këtij perëndimi. Një gotë verë dhe disa gjëra të shijshme deti. Ky është Dhërmiu, nuk na duhet asnjë luks tjetër, veçse kjo pamje mahnitëse”.
Ky material është përgatitur nga redaksia e ALPENews.al, për “Summer 2018”.



