“Facebook” pezulloi bashkëpunimin me një kompani analitike amerikane, ndërsa heton dyshimet për grumbullimin dhe përdorimit e të dhënave të përdoruesve.
“Facebook” tha se po heton nëse disa nga këto marrëveshje ishin bërë në shkelje të politikave të kompanisë për mbikëqyrjen. Sipas rrjetit social, ende nuk ka gjetur prova për keqpërdorim të dhënash apo për marrjen e tyre në mënyrë të gabuara. Megjithë komunikatën diplomatike të “Facebook”, madiat amerikane shkruajnë se kompania e Mark Zuckerberg dyshon se Crimson Hexagon i jep të dhëna organizmave qeveritare, një shkelje e hapur e politikave të “Facebook”.
Sipas gazetës së Wall Street, kontratat e Crimson Hexagon përfshijnë analizimin e të dhënave publike të “Facebook” për klientë të ndryshëm, përfshirë një OJF ruse me lidhje me Kremlinin. Pas skandalit dhe në përpjekje për të distancuar sa më shumë me kompaninë në telashe Cambrigde Analitika, përmes postimeve në internet dhe duke shmangur pyetjet nga mediat, zyrtarë të Crimson Hexagon thanë se ata përdorin vetëm të dhënat publike për punën e tyre.