Gjykata e Durrësit ka vendosur sot të lerë në burg 7 adoleshentët të cilët kryen marrëdhenie seksuale në grup me një të mitur në qytetin e Kavajës.
Gazetari i “Panorama”, Leonidha Musai raporton se pesë prej adoleshentëve gjatë seancës gjyqësore kanë mohuar të kenë kryer marrëdhënie seksuale me vajzën 14-vjeccare.
Ndërsa dy nga të rinjtë kanë pranuar akuzat e Prokurorisë.
Akuza e ngritur për ta është “marrëdhënie seksuale me të mitur”.
******
Shtatë adoleshentet të cilët janë akuzuar për përdhunimin në grup të një minoreneje nga Kavaja, janë dërguar sot para Gjykatës së Durrësit.
Gazetari i Panorama, Leonidha Musaj raporton se në momentin që adoleshentët janë dërguar para togave të zeza nga policia, nëna e njërit prej të rinjve ka pësuar gjendje të fikëti.
Para Gjykatës janë paraqitur dhjetar familjarë të të rinjve, të cilët abuzuan seksualisht me minorenen. Kjo e fundit ishte nxënëse e shkollës 9 vjeçare “Rilindja” në Kavajë.
Gazetari i Panorama raporton se para nisjes se seancës gjyqësore ka patur tensione mes familjarëve dhe mediave, ku nuk kanë munguar kërcënimet ndaj gazetarëve. Familjarët kanë ofenduar përfaqësuesit e mediave: “Largohuni, maskarenj”.


