Gjykata e Lezhës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për 5 personat e arrestuar të akuzuar për përdhunimin e 15-vjeçares në Mirditë. Konkretisht është dhënë ‘arrest me burg’ për Artan Kaçorrin 31 vjeç, Albert Mollën 27 vjeç, Ermal Tarazhin 30 vjeç dhe Nikë Lleshin 44 vjeç, ndërsa e njëjta masë është dhënë edhe për 17-vjeçarin me inicialet A.Xh.
Prova kryesore për organin e akuzës është telefoni i 15-vjeçares, ku janë edhe videot intime, nëpërmjet të cilave personat e arrestuar i bënin shantazh.
Ngjarja e rëndë u bë publike më 18 maj, ndërsa 15-vjeçarja kishte javë që vuante abuzimet. Përdhunuesit dhe e mitura janë nga një fshat i Mirditës dhe banesat i kanë në një distancë të afërt me njëri tjetrin, ndërsa personi i parë që ka abuzuar me të është 32-vjeçari Artan Kaçorri.
Përmes video dhe fotove 5 personat kanë arritur ta shantazhojnë të miturën dhe ta detyrojnë që të kryej marrëdhënie seksuale me to në mënyre të përsëritur. 15-vjeçarja ndodhet në gjendje të rënduar psikologjike dhe po mbahet nën kujdesin e Shërbimit Social të Bashkisë Mirditë.


