Gjykata e Apelit Tiranë, ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së parë Kurbin dhe dënuar me 8 vite burg një 51-vjeçar i cili kishte përdhunuar për 3 vite me radhe vajzën e tij. Shtetasi me iniciale Sh.I i cili u arrestua me 12 korrik të vitit 2019-të pas një video të publikuar në një nga emisionet investigative, u gjet fajtor dhe ndaj tij u ngrit akuza “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhune me te mitur te moshës 14-18 vjeç” dhe “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona në gjini ose nën kujdestari”.
Për këto dy akuza ai u dënua me 12 vite burg nga gjykata e shkallës së parë, por duke qenë se kërkoi gjykim të shkurtuar ju ul 1 e 3 e dënimit. Referuar dosjes hetimore thuhet se përmes aktit ekspertimit mjeko-ligjor është arritur të provohet se 51-vjeçari ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën që në moshën 15-vjeçare. Rasti i parë i abuzimit ka ndodhur në Gjermani gjatë kohës që familja nga Shullazi i Kurbinit po kërkonte azil në këtë shtet. Referuar dëshmisë së vajzës, babai e kishte marrë dhe shkuar në një zonë të pabanuar, duke e lidhur në një pemë e kryer marrëdhënie seksuale me të në kohen kur ajo kishte qenë në moshën 15-vjeçare.
Më pas abuzimi me dhunë ka qenë i vazhdueshëm dhe duke mos gjetur zgjidhje tjetër, kur u kthyen në Shqipëri vajza vendosi të denoncoi të atin në emisionin investigativ “Fiks Fare”. Ajo bëri publike një video ku tregohej kryerjen e marrëdhënieve seksuale me të, prej babait të saj dhe bazuar në këto të dhëna, Shërbimet e Policisë Gjyqësore kanë kryer veprimet e nevojshme hetimore rreth këtij rasti, duke identifikuar dhe prangosur autorin e këtij veprimi me të bijën.


