Një djalë i ri, 19-vjeçar u vu në prangat e policisë së Kukësit në pikën kufitare të Morinës teksa hynte në Shqipëri. Policia tha se shtetasi me inicialet E. K., 19 vjeç, banues në Vlorë, rezultoi person në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitura të moshës 14-18 vjeç”.
Mësohet se ndaj tij kishte bërë kallëzim një 15 vjeçare, banuese në Vlorë, se shtetasi E. K. ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të.
Njoftimi nga Policia Kukës
Kapet një shtetas i shpallur në kërkim nga DVP Vlorë.
Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë, në zbatim të planit të masave për krijimin e lehtësirave gjatë përpunimit të shtetasve, në rast fluksi, si dhe në zbatim të planit të masave për kapjen e personave në kërkim, parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në pikat e kalimit kufitar, ndaluan shtetasin E. K., 19 vjeç, banues në Vlorë.
Ky shtetas u ndalua pasi gjatë procedurave në hyrje të PKK Morinë, rezultoi person në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitura të moshës 14-18 vjeç”, pasi ka bërë kallëzim një shtetase 15 vjeçe, banuese në Vlorë, se shtetasi E. K. ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të.
Veprimet e mëtejshme procedurale për këtë shtetas do të kryhen nga DVP Vlorë.


