• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PËRDHUNOI NJË 75-VJEÇARE/ U arrestua sot në Fier, zbardhen detaje për 24-vjeçarin e dënuar me 6 vite burg në Itali, iu afrua të moshuarës në autobus…
Home
Aktualitet
Kronikë

PËRDHUNOI NJË 75-VJEÇARE/ U arrestua sot në Fier, zbardhen detaje për 24-vjeçarin e dënuar me 6 vite burg në Itali, iu afrua të moshuarës në autobus…

18 April, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Media italiane ka publikuar sot (18 prill) detaje nga ngjarjet kriminale ku ishte përfshirë 24-vjeçari i arrestuar sot në Cakran të Fierit, për llogari të drejtësisë së vendit fqinj.

Policia e Shtetit informoi se i arrestuari Erbin Nazeraj do të ekstradohet, pasi rezulton i dënuar me 6 vite burg nga Gjykata e Xhenovës, për sulm seksual dhe krim ndaj pronës.

Sipas mediave të vendit fqinj, shqiptari është akuzuar dhe dënuar në mungesë për sulmin dhe abuzimin ndaj një gruaje të moshuar, 75-vjeçare. Ngjarja ka ndodhur në Xhenova, në verën e vitit 2021.

Ai ishte zhdukur menjëherë pas dënimit dhe kishte një urdhër-arresti evropian në pritje kundër tij.

Sipas dinamikës së ngjarjes, 24-vjeçari i ishte afruar gruas italiane në autobus, duke nisur ta ngacmojë. Më pas ai e ndoqi atë në shtëpi dhe, e pasi hyri me forcë në shtëpi, e goditi me grusht në fytyrë para se ta abuzonte seksualisht. Gjatë arratisjes i kishte vjedhur edhe celularin.

Gjykata e Apelit të Xhenovas kishte dhënë vendimin e formës së prerë për dhunë seksuale, vjedhje të rëndë dhe plagosje personale, por i riu nuk gjendej më.

Kërkimet mes policive të të dy vendeve çuan në lokalizimin dhe arrestimin e tij, pas informacioneve të siguruara. Policia e Shtetit konfirmoi sot se prangosja u bë me qëllime ekstradimi.

“Operacioni i përbashkët ndodhi në përfundim të një bashkëpunimi mes autoriteteve italiane dhe organeve ligjzbatuese shqiptare, me mbështetjen e Zyrës së Ekspertit të Sigurisë të Ambasadës Italiane në Tiranë. Përcaktues ishte bashkëpunimi me njësinë speciale lokale FAST, e cila vazhdoi arrestimin e të arratisurit”, informon media e vendit fqinj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ME KAPELE NË KOKË SI TRUMP/ Berisha kërkon votën nga Kamza, mesazh Ramës: Atij burracakut dy metra që fshihet, i them se…
Previous article "SERBIA ËSHTË BURIM I VETËM I DESTABILITETIT NË RAJON"/ Osmani: Paktit për mbrojtjen me Shqipërinë e Kroacinë do i bashkohen edhe vende të tjera

s.autor

Postime të ngjashme

ALARM ZJARRI NË FIER! Flakët shpërthejnë pranë Drejtorisë Arsimore, zjarrfikësit neutralizojnë zonën Aktualitet

ALARM ZJARRI NË FIER! Flakët shpërthejnë pranë Drejtorisë Arsimore, zjarrfikësit neutralizojnë zonën

DETAJET E PARA/ Përshkallëzohet konflikti për pronën mes dy familjeve në Pukë, dy të plagosur, një i shoqëruar Aktualitet

DETAJET E PARA/ Përshkallëzohet konflikti për pronën mes dy familjeve në Pukë, dy të plagosur, një i shoqëruar

EMRI/ Kërkohej për tentativë vrasje, forcat speciale greke arrestojnë shqiptarin Aktualitet

EMRI/ Kërkohej për tentativë vrasje, forcat speciale greke arrestojnë shqiptarin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT