• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PËRDHUNIMI I 24-VJEÇARES/ Vajza me probleme mendore lindi fëmijë, ADN zbardhi skandalin, tezja zbuloi…
Home
Aktualitet
Kronikë

PËRDHUNIMI I 24-VJEÇARES/ Vajza me probleme mendore lindi fëmijë, ADN zbardhi skandalin, tezja zbuloi…

19 November, 2020 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një 56-vjeçar është arrestuar nga Policia e Krujës, pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një 24-vjeçare që vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Sipas informacioneve të Policisë, Shaban Murati përfundoi pas hekurave me urdhër të Prokurorisë së Krujës, pasi kjo e fundit nga hetimet zbuloi se foshnja (djalë) e lindur disa muaj më parë nga 24-vjeçarja me probleme të shëndetit mendor ka profil biologjik ADN-je identik me 56-vjeçarin.

Pavarësisht pretendimeve dhe mohimeve të Muratit që foshnja nuk ishte i tiji dhe se nuk kishte kryer marrëdhënie seksuale me vajzën me probleme të shëndetit mendor, Prokuroria thotë se nga hetimet intensive të kryera përgjatë muajve të fundit është provuar e kundërta, pasi analiza e ADN-së tradhtoi, ku doli që Shaban Murati ishte babai i fëmijës së lindur.

Madje, grupi hetimor ka dalë në konkluzionin se Shabani ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me 24-vjeçaren, e cila ishte e pazot për t’u mbrujtur. Në këto kushte, Prokuroria i ka kërkuar Gjykatës së rrethit Krujë të caktoja masën e sigurisë “Arrest në burg” për Shaban Muratin.

ABUZIMI

Sipas burimeve nga grupi hetimor, i cili prej disa muajsh po punon për të zbardhur të vërtetën e këtij skandali seksual, Shabani ka abuzuar më shumë se një herë me vajzën 24-vjeçare.

Historia ka nisur afro 17-18 muaj më parë. Duke ditur që vajza ka probleme të shëndetit mendor, Shaban Murati ka abuzuar me të, duke e ditur që ajo nuk do t’i tregonte askujt, por mbi të gjitha nuk do ta besonte askush. Vajza ka edhe nënën e saj me probleme të shëndetit mendor dhe kjo ka bërë që vajza nuk kishte me kë të fliste për abuzimin nga Shaban Murait, banor i së njëjtës lagje.

56-vjeçari ishte në kushte komode, pasi vajza dhe nëna e saj nuk e kishin marrë mundimin ta kundërshtonin apo ta denonconin rastin, por papritur gaboi duke lënë shtatzënë 24-vjeçaren.

Nuk dihet nëse muajt e parë të shtatzënisë Murati ka pasur apo jo dijeni për këtë fakt, por disa muaj më vonë kur u përball me akuzat i ka mohuar ato.

Ndërkohë, vajza e abuzuar e mbajti fëmijën dhe lindi një djalë të shëndetshëm, ndërsa dje babai biologjik i foshnjës përfundoi pas hekurave më akuzën e “Marrëdhënies seksuale me persona të pazotë për t’u mbrujtur”.

Denoncimi i rastit

Deri në momentin që trupi i 24-vjeçares kishte parametra normale, gjithçka ishte në heshtje, pasi përveç asaj dhe Shaban Muratit nuk kishte dijeni askush për këtë histori të trishtë.

Por, pas dy-tre muajsh, vajzës i doli barku në pah dhe këtë fakt e konstatoi tezja e saj, e cila u alarmua dhe kërkoi nga mbesa t’i tregonte me kë kishte kryer marrëdhënie seksuale.

Tezja i është drejtuar menjëherë Policisë, duke kryer denoncimin përkatës. Tezja ka rrëfyer se motra dhe mbesa nuk janë në gjendje të japin të dhëna të sakta, pasi kanë çrregullime mendore. Menjëherë strukturat policore u vunë në lëvizje, duke shoqëruar Shaban Muratin në komisariat.

Ky i fundit mohoi të gjitha akuzat, duke pretenduar se vajza, tezja dhe nëna e saj po i bënin presion për t’i zhvatur para.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHPËRTHIMI ME TRITOL NË DERËN E LOKALIT NË SHKODËR/ Merren në pyetje 6 persona, mes tyre djali i pronares i përfshirë në...
Previous article "KJO ËSHTË NJË ÇMENDURI"/ Shpërthen Leo Mesi: Më konsideroni gjithmonë problem te Barcelona…

s.autor

Postime të ngjashme

ZJARRET NË VEND/ 7 vatra ende aktive, flakët përfshijnë Dajtin, Lurën, Matin dhe Pukën Aktualitet

ZJARRET NË VEND/ 7 vatra ende aktive, flakët përfshijnë Dajtin, Lurën, Matin dhe Pukën

VRAU TË RIUN FRANCEZ NË KSAMIL/ Merr fund arratisja e 29-vjeçarit, ja vendi ku u kap Aktualitet

VRAU TË RIUN FRANCEZ NË KSAMIL/ Merr fund arratisja e 29-vjeçarit, ja vendi ku u kap

TË TJERA DETAJE NGA NGJARJA NË KSAMIL/ 20-vjeçari u qëllua disa herë me thikë në shpinë e kraharor, zbardhet shkaku i konfliktit me kuksianin Aktualitet

TË TJERA DETAJE NGA NGJARJA NË KSAMIL/ 20-vjeçari u qëllua disa herë me thikë në shpinë e kraharor, zbardhet shkaku i konfliktit me kuksianin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT