• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“PERDHUNIMI” i 13 vjeçares në Fier/ Gjykata i la në brug, babai i të akuzuarit: Vareni nëse …
Home
Breaking News

“PERDHUNIMI” i 13 vjeçares në Fier/ Gjykata i la në brug, babai i të akuzuarit: Vareni nëse …

19 May, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Pas arrestimit me akuzen se kanë tentuar të përdhunojnë një 13 vjeçare, Gjykata e Fierit ka lënë në burg tre të rinjtë të arrestuar pasi akuzohen për tentativë përdhunimi ndaj një të miture në fshatin Arapaj të Roskovecit.

Në pranga tre ditë më parë ranë Redion Tereziu, 22 vjeç, Jorges Dosti, 24 vjeç, Marjus Çalameni, 24 vjeç. Në orën 13:00 të ditës së djeshme, kur tre të arrestuarit Jorges Dosti 24 vjeç e Marjus Çalamëni 24 vjeç nga fshati Arapaj dhe Redion Tereziu 22 vjeç nga Vloshi i Bashkisë Roskovec kanë mbërritur në ambientet e Gjykatës së Fierit, kanë qenë të pranishëm edhe familjarë dhe i ati i Marjusit, Izet Çalamëni, të cilët kanë pretenduar se i afërmi i tyre ishte i pafajshëm.

Ata kanë pohuar se Marjusi ka qenë duke vjelë domate në kohën kur ka ndodhur ngjarja dhe se disa shokë të tij i kishin kërkuar atij biçikletën. Babai i tij theksoi më tej se Policia ia kishte arrestuar të birin vetëm në bazë të kësaj prove, pra, biçikletës së gjendur në vend. Megjithëse del në mbrojtje të të birit, Izet Çalamëni i bëri thirrje drejtësisë ta “varin atë, nëse ai do të gjendet fajtor në sajë të provave”.

Tre të rinjtë dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë marrë forcërisht një 13-vjeçare, e kanë çuar në një banesë të pabanuar dhe kanë tentuar që të kryejnë marrëdhënie seksuale me dhunë.

I arrestuari Jorgest Dosti mesohet se ka folur shpesh me rrjetin social Facebook me vajzen dhe e ema e Orgestit e merrte ta ndihmonte per te mbjelle e vaditur lulet tek kopeshti i shtepise qe po ndertohej, aty ku ndodhi edhe ngjarja.

Dyshohet se Dosti e ka inskenuar të gjithë situatën dhe e ka ftuar vajzen ne shtepinë e paperfunduar ku ishin edhe dy shoket e tij.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Bayern habit me transferimin e radhës, paguan 60 milion euro për një adoleshent
Previous article Pamjet e tmerrit/ “Është gjallë…”, tre gra i mbjetojnë rrëzimit të avionit që la mbi 100 viktima

Ina.Autor

Postime të ngjashme

U SHOQËRUA PAS TENSIONEVE/ Gent Progni nga qelia: Isha me pranga, por bodyguardi i Ulsi Manjës më ka dhunuar Aktualitet

U SHOQËRUA PAS TENSIONEVE/ Gent Progni nga qelia: Isha me pranga, por bodyguardi i Ulsi Manjës më ka dhunuar

MBI 20 TË SHOQËRUAR PAS TENSIONEVE NË PROTESTË/ Qytetarët para Komisariatit nr.3, bllokohet qarkullimi në rrugën Mine Peza Aktualitet

MBI 20 TË SHOQËRUAR PAS TENSIONEVE NË PROTESTË/ Qytetarët para Komisariatit nr.3, bllokohet qarkullimi në rrugën Mine Peza

U ARRESTUA NGA POLICIA/ Apeli i protestuesit më fëmijën e sëmurë: Ju lutem kam dy kalamaj të vegjël tek shtëpia, unë mund të rri në burg, mos i lini të vdesin Aktualitet

U ARRESTUA NGA POLICIA/ Apeli i protestuesit më fëmijën e sëmurë: Ju lutem kam dy kalamaj të vegjël tek shtëpia, unë mund të rri në burg, mos i lini të vdesin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT