• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PËRDHUNIMI DHE MBYTJA E STUDENTES GREKE/  Prindërit përballen për herë të parë me vrasësit e vajzës, njëri shqiptar
Home
Breaking News

PËRDHUNIMI DHE MBYTJA E STUDENTES GREKE/ Prindërit përballen për herë të parë me vrasësit e vajzës, njëri shqiptar

12 January, 2020 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Dita e hënë do të shënojë nisjen e procesit gjyqësor për vrasjen e studentes greke Eleni Topaludhi në Rodos, për të cilën është akuzuar dhe një i ri shqiptar.

Prindërit e saj do të përballen për herë të parë me dy të akuzuarit për vrasjen e vajzës së tyre, përkatësisht shqiptarin Aleksandër Luca dhe grekun Manolis Koukouras.

Procesi gjyqësor do të nisë me dëshminë e prindërve të studentes.

Edhe pse dhjetëra njerëz u morën në pyetje përgjatë 9 muajve, vetëm 11 dëshmitarë, më të rëndësishmit, do të dëshmojnë përfundimisht në gjykatë.

Sipas mediave greke, zyrtarë të portit, banorë vendas që gjetën viktimën, një mik i Elenit dhe të afërm të të akuzuarve, do të dëshmojnë në gjykatë, ndërsa dy të pandehurit do të transferohen në Gjykatën Athinës nën masa të rrepta sigurie.

Që nga e premtja në mëngjes ata janë transferuar në burgun Korydallou për gjykim.

“Ndihem e tmerruar. Nuk ka gjë më të keqe për një nënë sesa të shikojë vrasësit brutalë të fëmijës së saj”, është shprehur nëna e studentes greke.

Si për ironi të fatit, gjyqi fillon dy ditë para ditëlindjes së Elenit.

Dy të rinjtë, shokë me njëri-tjetrin, akuzohen se kanë dhunuar për vdekje dhe më pas hodhën trupin në det të studentes 21-vjeçare Eleni Topaloudi. Ngjarja e rëndë ka ndodhur vitin e shkuar në ishullin Rodos.

Aleksandër Luca dhe Manolis Koukouras pranojnë të dy përfshirjen në krim, por akuzojnë njëri-tjetrin si personin që qëlloi me hekur në kokë studenten dhe që më pas mori vendimin për të hedhur trupin në det.

Muaj më parë, 20-vjeçari shqiptar u dhunua në qeli nga të burgosurit e tjerë. Për këtë arsye, ai u zhvendos në burgun e Grevenas ku ndodhej bashkëpunëtori i tij.

Akuzat me të cilat përballen dy të akuzuarit janë vrasje dhe përdhunim në grup.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NEGOCIATAT ME BE/ Balla dhe Ruçi të ftuar në Bruksel nga Parlamenti Europian
Previous article RISIA E QYTETIT EKOLOGJIK/ Belshi ndriçim publik me panele diellore...Ambasadori bullgar-politikës: Nisni dialogun

k.autor

Postime të ngjashme

ALARM I ZJARREVE NË GREQI/ 27 vatra në 24 orë, 8 aktive dhe 4 nën monitorim Aktualitet

ALARM I ZJARREVE NË GREQI/ 27 vatra në 24 orë, 8 aktive dhe 4 nën monitorim

PAS ZJARRIT NË HOTEL/ Operatorët turistikë në Vlorë hapin dyert për pushuesit: Akomodim falas dhe ndihmë për të dëmtuarit Aktualitet

PAS ZJARRIT NË HOTEL/ Operatorët turistikë në Vlorë hapin dyert për pushuesit: Akomodim falas dhe ndihmë për të dëmtuarit

ÇFARË NDODHI NË SARANDË? Zbardhet konflikti ku mbeti i dhunuar Mateo Bakalli, 4 të ndaluar Aktualitet

ÇFARË NDODHI NË SARANDË? Zbardhet konflikti ku mbeti i dhunuar Mateo Bakalli, 4 të ndaluar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT