• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PËRÇARJA/ PD e ndarë në 5 pjesë drejt zgjedhjeve e 2021, Basha përballë Rudina Hajdarit, Patozit, Topit dhe Murrizit
Home
Politikë

PËRÇARJA/ PD e ndarë në 5 pjesë drejt zgjedhjeve e 2021, Basha përballë Rudina Hajdarit, Patozit, Topit dhe Murrizit

25 August, 2020 F.autor Breaking News, Politikë

Partia Demokratike po shkon e ndarë në pesë pjesë drejt zgjedhjeve parlamentare të 2021. Katër parti politike, të krijuara si rrjedhojë e përplasjeve të brendshme, humbjeve të njëpasnjëshme, mosrespektimit të statutit, përjashtimeve dhe luftës së ‘bërrylave’ në Partinë Demokratike, pritet të marrin pjesë në zgjedhjet për parlamentin e ardhshëm.

Bëhet fjalë për Frymën e Re Demokratike me në krye Bamir Topin, Bindjen Demokratike me në krye Astrit Patozin, Lëvizjen Demokratike Shqiptare me nismëtar Halit Valterin dhe Myslim Murrizin si dhe për një tjetër lëvizje politike me në krye Rudina Hajdarin. Përfaqësuesit e katër partive të djathta kanë qenë më parë pjesë e rëndësishme e PD, por që zgjedhjet e 2021 do të luftojë për të mbledhur vota në të njëjtin terren elektoral me PD-në, duke krijuar kështu një grup prej 5 partish.

Fryma e Re Demokratike me në krye Bamir Topin është produkt i përplasjeve të egra mes Sali Berishës dhe Bamir Topit, ndërsa tre partitë e tjera, përfshirë edhe lëvizjen politike të paralajmëruar nga Rudina Hajdari, janë krijuar gjatë drejtimit të PD nga Lulzim Basha. Ky i fundit propagandon që në vitin 2013 bashkimin e PD-së, por pas 7 vitesh nën drejtimin e tij, PD është e ndarë në pesë parti politike.

Rudina Hajdari, e përjashtuar vitin e kaluar nga Berisha dhe Basha nga radhët e Partisë Demokratike, për shkak se refuzoi zbatimin e skenarit politik për dorëzimin e mandatit të deputetit, paralajmëroi dy ditë më parë zyrtarizimin e një lëvizje të re politike në shtator, për të për të garuar në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 2021.

Në 30 korrik, Myslim Murrizi, i përjashtuar gjithashtu nga PD si Rudina Hajdari, njoftoi krijimin e një partie të re, Lëvizjen Demokratike Shqiptare, së bashku me deputetin Halit Valteri, për të marrë pjesë në zgjedhjet e 2021. Ndërkaq, Binda Demokratike me në krye Astrit Patozin, pjesëmarrëse në zgjedhjet lokale të 30 qershorit, do të marrë pjesë gjithashtu në zgjedhjet e 2021.

Nga ana tjetër, Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë nënshkruar që në vitin 2018 një marrëveshje koalicioni, zbatimi i të cilës vihet në pikëpyetje për shkak të ndryshimeve kushtetuese për hapjen pjesërisht të listave.(Shqiptarja.com)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TIRANA-CRVENA ZVEZDA/ Premioja e madhe, Halili “hap thesin” për triumfin ndaj serbëve
Previous article U SULMUA PASI PUBLIKOI VIDEON E HAJDUTIT/ Rozana Radi iu kthehet ndjekësve: Dita-ditës bindem ta lë këtë vend!

F.autor

Postime të ngjashme

DHUNA NË PROTESTA/ Policia udhëzon Komisariatet: Numra identifikimi për efektivët, mbrojtje për të miturit Aktualitet

DHUNA NË PROTESTA/ Policia udhëzon Komisariatet: Numra identifikimi për efektivët, mbrojtje për të miturit

TENSIONE NË BULEVARD/ Protestuesit thyejnë xhamat e Kryesisë së Kuvendit Aktualitet

TENSIONE NË BULEVARD/ Protestuesit thyejnë xhamat e Kryesisë së Kuvendit

PROTESTA/ Pas grumbullimit te Ministria e Arsimit, studentët nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Polici e krimit! Aktualitet

PROTESTA/ Pas grumbullimit te Ministria e Arsimit, studentët nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Polici e krimit!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT