Giovanni La Penna, njeriu më jetëgjatë në Itali, jetoi 111 vjet e 6 ditë.
Ai lindi më 29 tetor 1909 në Roseto Valfortore, një qytet i vogël në provincën e Foggia në Itali. Një fermer me profesion, ai vazhdoi të shkonte në fusha deri në pleqëri. Duke i shpëtuar dy luftërave botërore dhe tre epidemive, ai la katër fëmijë, 11 nipër e mbesa dhe 14 stërnipër me të cilët luante letra.
I njohur si burri më i vjetër në Itali, ai vdiq në vendlindjen e tij.
Në vitin fatal të koronavirusit, burri më i vjetër i Italisë largohet gjithashtu nga jeta “duke marrë me vete sekretin e rinisë së përjetshme, me një shpirt rinor që në ditët e sotme, është e vështirë të gjesh edhe te të rinjtë. Përshëndetje xhaxhi Giovanni, ne jemi të sigurt që lëkura e lëmuar e fytyrës tuaj tani është ledhatuar nga flladi i paqes në kullotat e Parajsës “,- shkruhet në rrjetet sociale për të.


